Komisioni Kushtetues nuk është themeluar nga kuvendi, por nga presidenti

Komisioni Kushtetues nuk është themeluar nga kuvendi, por nga presidenti

14:27, 23/05/2020

Komisioni Kushtetues nuk ka qenë organ i kuvendit apo i themeluar nga kuvendi, prandaj nuk ka funksionuar në kuadër të Kuvendit të Kosovës, por vetëm i ka shfrytëzuar hapesirat e saj për t' mbajtur mbledhjet e tij apo të grupeve punuese, tha Durim Berisha, këshilltar i jashtëm i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas tij Komisioni Kushtetues, është  themeluar nga kryetari i Kosovës* në përputhje me nenin 10.1 të propozimit gjithëperfshires të presidentit Ahtisaari si organ i pavarur dhe i cili ka pasur sekretarinë e vet, të ndarë nga administrata e kuvendit apo qeverisë.

"Dokumentet përgatitore edhe mund të citohen në mënyrë te pasakte apo të shtremberuar, por duhet ta dimë se ato nuk kanë qenë materiale të kuvendit dhe letra e kryetares së kuvendit. Nuk mundet të shërbejë si argument që të konstatohet tani që ato janë dokumente që nuk guxon t'i përdorë gjykata", tha këilltari i jashtëm i Kurtit.

Ai shtoi se dokumentet përgatitore nuk publikohen në Gazetën Zyrtare, sepse nuk janë akte juridike. Ato ruhen në Arkivin e Shtetit dhe shërbejnë si material përmes të cilit vetëm nxjerret në sipërfaqe vullneti i kushtetutëdhënësit dhe qëllimi i normës juridike, sepse ato nuk janë norma kushtetuese dhe nuk mund të perdoren si zgjatim i Kushtetutës së Kosovës apo për të shkruar normë kushtetuese.

Titulli zyrtar sipas Kornizës Kushtetuese

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco