Reagon Albulena: Po tentohet të njolloset emri im, ka porosi edhe për Ramën

Reagon Albulena: Po tentohet të njolloset emri im, ka porosi edhe për Ramën

20:40, 20/05/2020

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se ajo në vitin 2010 kishte ofertuar me 300 mijë euro për një privatizim në emër të Faton Dalladakut.

“Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal. Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësuese ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë të sekrete e të fshehur aty”, ka thënë Haxhiu, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo tutje i ka quajtur zhvatës që sipas saj, nëpërmjet portaleve të caktuara po tentojnë që punën e saj ligjore ta paraqesin si kundërligjore.

“E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore. E kuptoj edhe luften speciale te ketyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco