Grenell motivon evropianët të mobilizohen për Kosovën

Grenell motivon evropianët të mobilizohen për Kosovën

22:09, 09/04/2020

Analisti Besnik Pula i cili jeton dhe vepron në SHBA po vlerëson se Richard Grenell po motivon evropianët që të mobilizohen për Kosovën, shkruan Syri.net Kosova.

"Duhet ta pranoj se kam nënvlerësuar dukshëm kontributin e Richard Grenell për Kosovën. Grenellit duhet t'i falemnderohemi që, me simpatinë dhe autoritetin që gëzon në kryeqytetet evropiane dhe me veprimet e tij në Kosovë, nxiti zhvillimet si në vijim:", ka shkruar Pula.

Postimi i plotë:

Duhet ta pranoj se kam nënvlerësuar dukshëm kontributin e Richard Grenell për Kosovën. Grenellit duhet t'i falemnderohemi që, me simpatinë dhe autoritetin që gëzon në kryeqytetet evropiane dhe me veprimet e tij në Kosovë, nxiti zhvillimet si në vijim:

- Mbështetje e hapur nga Parlamenti Evropian për stabilitetin politik në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19;

- Mbështetje e hapur nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave;

- 68 mil. euro ndihmë Kosovës nga BE për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të pasojave ekonomike, me mundësi që kjo ndihmë të shkojë deri në 160 mil. euro

- Kujdes dhe vëmendje e shtuar ndaj Kosovës nga kancelarja gjermane Angela Merkel

- Kujdes dhe vëmendje e shtuar ndaj Kosovës nga presidenti francez Emmanuel Macron

Kontribut i çmuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco