Kurti paralajmëron vizitë në komunat veriore

Kurti paralajmëron vizitë në komunat veriore

22:05, 09/04/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se planifikon t’i vizitojë edhe komunat në veri.

Kurti ka deklaruar se nuk do t’i dallojë komunat sipas etnisë, pasi që as virusi nuk po i dallon.

“Do të shkojë në sa më shumë komuna, nuk do t’i dallojë sipas etnisë. Për çdo ditë po shkoj në dy apo tri komuna. Ajo çfarë kam bërë thirrje është që spitalet rajonale të jenë më të përgatitura.  Ne duhet të përqendrohemi tek parandalimi.  E kam ndërmend të shkoj në veri, ajo çfarë kam bërë deri sot është se kam biseduar me dhjetë kryetarët e komunave serbe, dhe asnjëri nuk ka refuzuar të flas me mua dhe kemi biseduar vetëm për pandeminë e coronavirusit”, deklaroi Kurti.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste me COVID-19

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco