PDK: Qeveria është e shkarkuar nuk ka mandat për dialogun

PDK: Qeveria është e shkarkuar nuk ka mandat për dialogun

20:29, 08/04/2020

Partia Demokratike e Kosovës, po e vlerëson jo serioze propozimin e kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, që të formojë një ekip të cilin do ta udhëheq ai, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur per media, se propozimi i Kurtit është jo serioz, për faktin tashmë është shkarkuar dhe nuk ka fuqi politike për një proces të tillë.

“Mendoj që propozimi i tij nuk është serioz meqë është qeveri e cila veçse është shkarkuar më 82 vota dhe absolutisht nuk ka as mandat, as fuqi politike që të merret me dialogun Kosovë-Serbi. Unë shpresoj që do të ketë një qeveri të re dhe në rrethana të një qeverie të re natyrisht që do duhej të kishte mandej koordinim mes institucioneve se si ti qasemi dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxha ma zbuluar edhe qëndrimin e tyre si parti për procesin e dialogut me Serbinë.

“Qasja jonë si PDK ka qenë që dialogu duhet të kufizohet që duhet ta shfrytëzojmë mbështetjen, interesin dhe fokusin amerikan në këtë temë dhe duket se tash për shkak të përhapjes së koronavirusit do të ketë dinamikë të re”, theksoi ai.

I pyetur nëse do ta diskutojnë në organet e partisë një propozim të tillë dhe nëse do ta dërgojnë ndonjë anëtar, Hoxhaj ka thënë se nuk do të merren me një ekip të tillë jo serioz.

“Jo, nuk besoj që kush e merr seriozisht një ekip të tillë, meqë Qeveria është e shkarkuar dhe kryeministri është i shkarkuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë trajtim serioz të kësaj teme”, është shprehur Hoxhaj.

Kurti në një shkëmbim letrash me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë, ia ka propozuar ekipin negociator, të cilin do të udhëheq ai, derisa anëtarë do të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe të gjitha partitë parlamentare të përfaqësuara me nga një anëtar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco