Kurti së shpejti ia mësyen veriut

Kurti së shpejti ia mësyen veriut

18:36, 07/04/2020 Nga B.T

Ka nisur vizitat nëpër komuna. Kryeministri në detyrë, e nisi së pari në Gjilan, e cila komunë udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili subjekt inicoi mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Pastaj ka vazhduar vizitën në Komunën e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga ish bashpartiaku tash në PSD Qëndron Kastrati, për të vazhduar vizitat në të gjitha komunat e vendit duke përfshirë edhe veriun e Kosovës.

I pyetur nga "Syri.net", pse zgjodhi Gjilanin të parën për vizitë, kur dihet se udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, kryeministri nisi të qesh së bashku me të tjerëtm, duke u përgjigjur  se: për besë nuk kemi bërë kalkulime e konsiderata të tilla dhe kemi ardhur këtu, sepse e dimë se diku rreth 10 për qind i numrit të gjithmbarshëm i të infektuarve në vend është në Gjilan.

Derisa gjatë për vizitës në Kamenicë, e cila udhëhiqet nga ish bashpartiaku tash në PSD, i pyetur se a do ta vizitoi edhe komunat në veri të vendit Albin Kurti, tha për "Syri.net", se në ditët në vijim, do të vazhdojë vizitat edhe në komunat e tjera, sepse nevojitet bashkpunim i ngusht në mes qeverisë e komunave, në mënyrë që shembullin që jemi duke e treguar si shtet në luftimin e koronavirusit ta mirëmbajmë edhe gjatë muajit prill, i cili është muaj vendimatar.

"Gjatë kësaj jave së bashku me ministrin e Shëndetësisë e të tjerë, do t'i vizitojmë komunat gjithadej vendit, sepse institucionet tona i kemi në nivel të lartë gatishmërie, duke ndërmarr masa emergjente në kuadër të kësaj gjendje emergjente shëndetësore, por edhe jemi falënderues edhe për popullin të cilët po tregojnë një kulturë përgjegjshmërie, duke mbajtur distancën fizike, duke qëndruar në shtëpi, duke ruajtur pastërtinë dhe uroj që nga familjet të jetë një person ai i cili shkon në markete për të blerë gjësende ushimore dhe jo më shumë sosh, ashtu që ta minimizojmë gjasën e përhapjes së koronavirusit.

"Lëvizja e njerëzve është lëvizje e virusit. Ne me keqardhje na është dashur ta kufizojmë lirinë e lëvizjes si një gjë e deomosdoshme për shëndetin publik", tha kryeministri Kurti për "Syri.net".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco