Kadri Veseli 'nis' fushatën, ndalet edhe në barnatore

Kadri Veseli 'nis' fushatën, ndalet edhe në barnatore

18:24, 07/04/2020

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Ferizaj si duket ka ‘filluar’ edhe fushatën, ai  është ndalur edhe në barnatore, i cili thotë se ka biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se duhet treguar mirënjohje edhe ndaj punonjësve shëndetësor të sektorit privatë, si farmacistët, të cilët gjithashtu dita ditës janë në shërbim të qytetarëve dhe janë gjithashtu duke u përballur personalisht me kërcënimin e koronavirusit.

“Kemi plot arsye të ndihemi krenar me zinxhirin e plotë të shërbimit shëndetësor që kemi ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë. Megjithatë mendoj se qeveria qendrore ka mundësi të bëj shumë më tepër për ti mbështetur siç duhet farmacistët dhe gjithë të tjerët që janë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco