Shëndetësia është dobët, parandalimi i Covid-19 vendimtar

Shëndetësia është dobët, parandalimi i Covid-19 vendimtar

15:30, 07/04/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ministresha e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi, ka takuar ish bashkpartiun e tij kryeatarin Qëndron Kastratin nga PSD-ja, i cili i ka informuar me problemet dhe nevojat e kësaj komune që po ashtu ka 12 të prekur nga Coronavirusi.

Kryeministri shtoi se janë këtu në kohë kur të gjithë bashkë si nivel qendror e komunal, pra të gjitha mekanizmat po e luftojnë shpërndarjen e pandemisë Covid 19.

"Meqenëse koronavirusi nuk na dallon as nga komuna e as nga etnia e mosha dhe po bëjmë përpjekjet maksimale për parandalim të suksesshëm. Ne e dimë që sektori ynë i shëndetësisë publike nuk është në nivel të kënaqshëm,  andaj energjitë tona janë të përqendruar në parandalim", tha Kurti. 

Kryeministri shtoi se po rritet edhe numri i respiratorëve që po i marrin si donacion, por të sjellim punën, të punojmë në parandalim duke u vetë izoluar dhe duke kufizuar lëvizjet tona në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe ekspertëve.

Gjithashtu duke qëndruar në shtëpi e duke mbajtur pastërtinë.  

Ai shtoi se qytetarët zakonisht bënin dush kur dilinin e tash duhet të bëjnë dush kur kthehen për shkak të shëndetit dhe të ruajmë posaqërisht të moshuarit tanë.

Kurti bëri thirrje ti ruajmë të moshuarit që kanë probleme të ndryshme shëndetësore, sidomos që kanë të bëjnë me mushkritë ose sëmundje kardio vaskulare.

"Bashkë me kryetarin Kastrati, diskutuam për situatën në Kamenicë e përgatitjet e masat e ndërmarra që kjo lakorja e shpërndarjes se pandemisë sikurse në Kosovë ashtu edhe në Kamenicë të ngritet sa më pak e të vonohet sa më shum”", tha Kurti.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, falënderoi kryeministrin e minstrat për vizitat në terren e për bashkëpunimin dhe të na njoftojnë e udhëzojnë si të veprojmë në dittën në vazhdim.

“Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës është në rregull dhe kemi pasur fatin që si komuna të identifikuarit e parë i kemi më vonë. Secili institucion e ka arritur një mësim se si të veprojmë dhe të sillemi”, tha Kastrati.

Kryetari tregoi se kanë shkëmbyer idetë dhe morrëm edhe udhëzimet dhe dhanë edhe rekomandime nga përvoja e eksperienca e tyre.

“Ditëve në vazhdim do të jetë sfidë relaksimi i qytetarëve, të mos bie kujdesi dhe qytetarët mos të relaksohen shumë. Është shumë e rëndësishme që ditëve në vazhdim të mbahet distanca sociale  pasi mund të ketë të infektuar pasi një masë e tyre nuk paraqesin simptoma fare", tha Kastrati.

Sipas tij deri tash janë 12 të infektuar, IKSHP-ja do të vazhdoj edhe me një grup tjetër të testimit, aktualisht i kem 161 persona që duhet të qëndrojnë në vetizolim dhe janë nën kontroll.

Kastrati potencoi se 166 persona janë duke qëndruar në vetizolim dhe janë duke u kontrolluar nga komuna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco