Kuvendi do të shpallë konkurse për institucionet e pavarura pas normalizimit të situatës nga Covid-19

Kuvendi do të shpallë konkurse për institucionet e pavarura pas normalizimit të situatës nga Covid-19

14:45, 07/04/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot u takua me kryetarët e komisioneve parlamentare: Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri.

Sipas një njoftimi nga Zyra e kryetares së Kuvendit, në takim u diskutua lidhur publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.

“Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco