Kurti tregon se pse vizitën e parë e bëri pikërisht në Gjilan

Kurti tregon se pse vizitën e parë e bëri pikërisht në Gjilan

09:39, 07/04/2020

10:28

Ka përfunduar takimi mes kyreministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri.

Kurti pas takimit dha një porosi për gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të jenë vigjilentë në këtë kohë kritike.

Sipas tij, muaji Prill është përfundimtari i krizës së koroanvirusit.

Tutje, ai tha se në takim u fol kryekëput për masat që janë marrë dhe duhet marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai tha se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera, apo siç e quajti ai “pingpongun politik”.

Kurti i pyetur pas takimit në lidhje me emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, i kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, tha se ai dhe Qeveria nuk bën të shpërqendrohen nga lufta me pandeminë.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front j

Tutje, Kurti i pyetur nga gazetari i Syri.net Kosova, se pse saktësisht zgjodhi Gjilanin si destinacion të parë, pasi dihet që kjo komunë udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, parti kjo që inicioi mocionin që solli edhe tek rrëzimi i qeverisë, ky i fundit tha se nuk kanë bërë kalkulime të tilla,  duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

"Kemi ardhur këtu sepse e dimë që diku 10 përqind të numrit të gjithmbarshëm të të infektuarve me është në Gjilan dhe nuk e kemi asnjë rast me fatalitet, shyqyr dhe urojmë e punojmë që kështu të ngelet" shtoi Kurti

Ndërsa, nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit theksoi se janë në koordinim të mirë më qeverinë.

“Kemi qenë të koordinuar me ministrin, Arben Vitia. Kemi vet-financuar, nga buxheti jonë, furnizimet e domosdoshme për institucione”, ka deklaruar ai.

09:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron në Gjilan në vizitën e parë në terren pas pandemisë e rrëzimit të qeverisë.

Ai i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi, po zhvillojnë takime me kryetarin e Gjilanit njëhërit nënkryetarin e LDK-së.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco