Vdekja e dy personave nga virusi korona lajm i trishtë

Vdekja e dy personave nga virusi korona lajm i trishtë

10:46, 06/04/2020

Jashtëzakonisht e rëndë të zgjohemi sot me lajmin se dy persona të tjerë kanë humbur betejën me coronavirusin në Kosovë, thotë ish ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Sipas tij në këto momente, me mendje dhe zemër jemi pranë familjarëve në Prishtinë dhe Korishë të Prizrenit të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.

AI shtoi se ky lajm i trishtë, tregon edhe një herë se ky virus është një armik vdekjeprurës për të cilin duhet angazhim maksimal i secilit nga ne që ta mposhtim. Institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa ne si qytetarë të ndihmojmë duke vazhduar të qëndrojmë brenda shtëpive tona.

"Lutemi që këto të jenë viktimat e fundit nga ky virus në Kosovë", tha ish ministri i Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco