Lajmërohet Mustafa, 'edhe nëse na largojnë nga dera, ne hyjmë nga dritarja...'

Lajmërohet Mustafa, 'edhe nëse na largojnë nga dera, ne hyjmë nga dritarja...'

17:14, 05/04/2020

"Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike. 

Anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në miqësi e partneritet të ngushtë me SHBA-të", kështu ka deklaruar në në reagim në Facebook, kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

"Kemi të drejtë të zhgënjehemi në BE-në dhe në disa vende të BE-së për mosliberalizim të vizave. Kemi të drejtë, po ashtu, të shprehim shqetësimin tonë sesi do ta drejtojë dialogun perfaqësuesi i lartë i BE-së, Borell, i cili Serbinë e cilëson shtet, kurse Kosovën, vetëm, vend që nuk e kanë njohur edhe 5 shtete të BE-së. Ose se, a është më i qëlluari i tij, z. Lajçak, që kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, ai që do të jetë neutral në ndërmjetësimin e dialogut. Ose a është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, raportuese për krejtë Kosovën apo raportuese e një partie politike të majtë, ashtu siç po sillet!?", ka shkruar Mustafa, transmeton Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco