Lauka: Kasta e vjetër pushtetore është hedhur në sulm kundër qeverisë Kurti

Lauka: Kasta e vjetër pushtetore është hedhur në sulm kundër qeverisë Kurti

13:45, 05/04/2020

Ish ambasadori Islam Lauka ka shkruar rreth karantinimit të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij që nga karantinimi I këtyre komunave , kasta e vjetër pushtetore që sipas të cilit është kapluar nga një ndjenjë “patriotizmi” që është e huaj për ta, është hedhur në sulm kundër qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se edhe kësaj radhe kemi të bëjmë me shfrytëzimin e paskrupullt të krizës së shkaktuar nga COVID-19, për qëllime të ulëta të politikës ditore.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai ka thënë se në këtë kohë pandemie vetëm kasta e vjetër pushtetore e Prishtinës, e cila për 20 vjet, nuk u kujtua një herë për veriun e Kosovës, po e shfrytëzon këtë krizë të rëndë për të luftuar kundërshtarët e vet politikë, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke nxitur tensionet ndëretnike.


Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco