A do të ketë emër të ri për kryeministër nga VV? Ja si përgjigjet Haki Abazi

A do të ketë emër të ri për kryeministër nga VV? Ja si përgjigjet Haki Abazi

22:46, 03/04/2020

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi ka folur rreth kërkesës që presidentit i ka bërë ditë më parë kryeministrit Kurti, për t’i propozuar emrin e mandatari të ri për formimin e Qeverisë.

Abazi, ka përmendur shkuarjen në zgjedhje të reja, duke pohuar kështu që nuk do të ketë emër të ri nga Vetëvendosje në zyrën e presidentit.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti është duke e kryer punën ashtu siç duhet.

“Qeveria në detyrë është duke e bërë punën e vet, është duke i kryer obligimet e veta me përgjegjësinë më të lartë sigurisht që njerëzit më të domosdoshëm për të funksionuar janë aty edhe do të kërkohet që të ecim tutje. Në momentet që krijohen kushtet e volitshme, domosdoshme sigurisht do të shkojmë aty ku duhet të shkojmë tek sovrani, dalim në zgjedhje marrim përgjigjen”, ka thënë Abazi në “Debat +”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco