VIDEO/Pandemia e 'shpëtoi' Kurtin, ja plani i Haradinajt për gjuajtjen me vezë

VIDEO/Pandemia e 'shpëtoi' Kurtin, ja plani i Haradinajt për gjuajtjen me vezë

22:14, 03/04/2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa herë kishte paralajmëruar veprime në rast se kryeministri Kurti e heq taksën ndaj mallrave serbe.

Partia e tij nuk i kishte përjashtuar as sulmet me vezë, gjë që e ka konfirmuar mbrëmë edhe vetë ai. 

Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti meriton shumë më shumë sesa sulme me vezë.

“E kishim gjuajtë me vo, mos të kish qenë kjo pandemia, por tash po e kemi më zor. Nuk po kemi qysh të kalojmë edhe në atë situatë të re, por ai meriton edhe më shumë se gjuajtje me ve”, është shprehur Haradinaj në Rubikon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco