Ambasadori gjerman mirëpret angazhimin e Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman mirëpret angazhimin e Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi

18:19, 03/04/2020

Christian Heldt, Amabasdori gjerman në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Heldt përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mbështet plotësisht angazhimin e tij në dialog.

“Urime dhe të gjitha më të mirat për misionin tuaj, Miroslav Lajcak. Gjermania mirëpret emërimin tuaj dhe mezi pret angazhimin tuaj si dhe do ta mbështesë plotësisht atë. Urgjentisht duhet të ecim përpara”, ka thënë ai.

Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Lajçak do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Dialogu Kosovë – Serbi është ndërprerë pasi që Kosova i vuri tarifën 100 për qind në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco