Reagon Haradinaj: Me Lajçakun, BE po zvarritë finalen e dialogut të udhëhequr nga SHBA-ja

Reagon Haradinaj: Me Lajçakun, BE po zvarritë finalen e dialogut të udhëhequr nga SHBA-ja

18:13, 03/04/2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se sllovaku Miroslav Lajçak, i cili sot është emëruar zyrtarisht si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të jetë vetëm një pengesë në rrugën drejt arritjes së asaj qe ai e ka quajtur ‘Finalja e Madhe’.

Sipas Haradinajt, Lajçak vetëm do të shkaktojë vonesa duke qenë se sipas tij tashmë dialogun e kanë marrë në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Këshilli i BE-së sapo bëri publik emërimin e Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Në fazën e finales së madhe dhe nën rolin udhëheqës të SHBA-së, BE-ja është duke e ngadalësuar procesin”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Vetë Lajçak pas marrjes së detyrës ka thënë se mezi po pret që të fillojë punën dhe bashkëpunimin me përfaqësues të Kosovës e Serbisë, ndërkohë ka specifikuar se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbështetje Lajçakut i ka dhënë Franca, duke i thënë se për cështjen e ndërmjetësimit të negociatave mund të llogaris në mbështetjen e Parisit zyrtar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco