Po i krijohet hapësirë Thaçit që të vazhdoj me jotransparencë e të bëjë marrëveshje

Po i krijohet hapësirë Thaçit që të vazhdoj me jotransparencë e të bëjë marrëveshje

13:12, 02/04/2020

Barazia dhe drejtësia dhe një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë ndodh vetëm kur arrihet njohja reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual dhe Serbia merr përgjegjësitë për dëmet e luftës në të gjitha aspektet, reparacionet e luftës', thotë ish kryenegociatorja  Edita Tahiri.

Ajo tha se e di se shpesh kur janë arritur marrëveshjet është thënë se janë marrëveshje historike, u tha marrëveshje historike e vitit 2013, u tha kjo e linjës së avionave historike e të tjera.

"Une mendoj se me këto retorika mashtruese nuk duhet te flasim, madje edhe reciprocitetin mos ta bëjmë diçka të madhe. Ajo që është e rëndësishme është që Kosova të këte unitet që po më vjen keq që nuk po e shoh që ka", tha Tahiri.

Ajo shtoi se sot degjoi qëndrime të ndryshme rreth ardhmërisë, rreth krijimit të qeverisë së re, dikush kërkon  zgjedhje, dikush të mbetet në opozitë e dikush të bëjë qeverinë. 7

"Po mendoj që fare fare nuk jemi të përgatitur në nivel kombëtar, në nivel historik për ta bërë këtë dialog qe eshte nje prej sfidave kryesore qe e kemi dhe po me duket shume e me shume sikur me qellim i krijohet hapesire  Thaçit qe te vazhdoj me jotransparencë të bëje marrvëshje dhe të vëhet kuvendi para aktit të kryer", tha ish kryenegociaorja.

Sipas saj kjo është shumë shqetësuese, disa here e kam thënë dhe prap po e them se ka dy vjet qe une luftoj nga pozitat e nje lideri dhe themeluese e ketij shteti luftoj me e ndal kete dukuri te demshme.

Ndërsa sot partite politike qe kane marre voten e qytetareve ne vend se te ulen bashk dhe te bejne unitet dhe te bejne qeveri uniteti ata ndahen.

Duhet te behet nje delegacion uniteti i gjithe institucioneve dhe subjekteve relevante politike perballe Serbise, dhe me partneritet me amerikanet dhe evropianet, te mbrohet shteti i Kosoves, te mbrohet drejtesia nderkombetare sepse Gjykata Nderkomebtare per Drejtesi vertetoi se pavaresia e Kosoves eshte e ligjshme, tha Edita Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco