Von Cramon i çon porosi Thaçit: Mos luaj me Kushtetutën derisa populli po vdes

Von Cramon i çon porosi Thaçit: Mos luaj me Kushtetutën derisa populli po vdes

23:13, 01/04/2020

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka dërguar një porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.

Përmes një cicërime në Twiter, Von Cramon ka thënë se Presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është mençuri të shpërndahet qeveria aktuale.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes. Do të ishte këshilla ime. COVID?19”, ka shkruar ajo.

E kjo cicërim erdhi pas nje komenti që bëri këshilltari i Thaçit, Arton Behrami në llogarinë e Von Cramon, duke i thënë se pse nuk reagoi BE-ja kur Kuvendi i Kosovës ishte i mbushur me gaz lotsjellës që hidhej nga Kurti, por po reagoni tani kur 2/3 e Kuvendit e rrëzuan qeverisjen e tij.

Në ndërkohë, Von Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.

“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj se do të vlerësohet nga Këshilli i BE-së që t’i jap dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco