Thaçi thotë se nuk ka gisht në rrëzimin e Qeverisë/Nuk ishte momenti për mocion

Thaçi thotë se nuk ka gisht në rrëzimin e Qeverisë/Nuk ishte momenti për mocion

21:05, 01/04/2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi  ka folur më gjerësisht rreth gjendjes politike në vend.Thaçi ka theksuar se mocioni i mosbesimit nuk është hera e parë që ndodh por sigurisht që nuk ka qenë në kohën e duhur për shkak të Pandemisë.

Ai ka theksuar se ai vetë personalisht nuk ka patur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“As kam pas gisht as dorë në rrëzimin e Qeverisë Kurti. Është një e drejtë Kushtetuese dhe ligjore që e kanë shfrytëzu deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përmendja e emrit tim nga deputetë të pozitës dhe opozitës është një paranojë përballë humbjes që kanë pas përballë meje. Ky mocion i mosbesimit nuk është i pari që ka ndodh por nëse pyetem a kanë qenë rrethanat, sigurish që jo në këtë kohë të Pandemisë” ka thënë Thaçi në T7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco