Pas mbledhjes së qeverisë/Kurti e Hajdari thërrasin konferencë për media

Pas mbledhjes së qeverisë/Kurti e Hajdari thërrasin konferencë për media

17:37, 31/03/2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë,Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdari sonte do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Kjo konferencë pritet të mbahet rreth orës 19:00.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga kabineti i kryeministrit Kurti.

“Sonte në mbrëmje do të ketë një konferencë për media rreth orës 19:00, pasi që të përfundon mbledhja e Qeverisë e cila pritet të mbahet’ kanë bërë të ditur nga kabineti i Kurtit.

Ndryshe, nesër, më 1 prill, qeverisë në detyrë, i përfundon afati i përcaktuar nga vetë ekzekutivi, për heqjen e plotë të takes 100% ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës dhe vendosjes së reciprocitetit ndaj dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco