LDK-ja, ishte në qeveri sa për sy e faqe/ Ashtu siç edhe mbajti zgjedhjet...

LDK-ja, ishte në qeveri sa për sy e faqe/ Ashtu siç edhe mbajti zgjedhjet...

12:47, 31/03/2020

Koalicioni LVV - LDK e krijoi një shpresë se vendi do te mund të merrte një drejtim serioz në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimit të qeverisjes, tha analisti Lulzim Peci.

Mirëpo sipas tij, që nga negociatat për koalicion të dyja partitë u karakterizuan me shumë nga luftërat në mes vete për pushtet dhe kontroll politik, që është legjitime, se sa nga puna ekipore dhe lidershipi në qeverisjen e vendit, e cila është e domosdoshme për të arritur sukses.

"Kjo luftë per kontroll politik nuk ishte i kufizuar vetëm në mes liderëve politik të LVV-së dhe LDK-së, por ajo e kishte njëkohesisht shumë të theksuar edhe dimensionin e kontrollit brenda partiak", tha Peci.

Spas tij LDK-ja mbajti zgjedhje sa për sy e faqe, duke u munduar të bëjë kontroll të divergjencave të brendshme, gjë që si pasojë pati kontinuitetin ne lidershipin e partisë (Isa Mustafa) dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen në duar të fuqisë vendim-marrëse brenda partisë, ndërsa LVV e ndërroi statutin për t’ia mundësuar të nominuarit për kryeminister (Albin Kurtit) që njëkohësisht të jetë edhe kryetar i partisë edhe pasi që të bëhet kryeministër, për të mos i ikur nga dora mbajtja në e plotë e penjëve të vendim-marrjes partiake.

Ai shtoi se kjo mendësi është bartur edhe në qeverisje dhe ajo nëse nuk do ta sillte tani fundin e këtij koalicioni, do ta sillte pas disa muajve apo nje viti.

"Nuk duhet harruar edhe faktin që asnjë qeveri në Kosovë nuk e përfundoi mandatin e saj dhe kjo nuk është ngjarje e rastësishme. Qëllimet e qeverisjes me siguri se kanë qenë të ndryshme, por mënyra e bërjes së politikës ka mbetur në parametra jo fortë të ndryshëm me njëra tjetrën", tja Lulzim Peci.

Sipas tij asnjë udheheqes, kushedi cofte ai nuk mund te arrije sukseset e enderruara, nese nuk e kultivon punen ekipore dhe lidershipin. Politika ka shume nderkambeza, por lideret e mencur i neutralizojne ato dhe i bejne edhe rivalet e tyre te ju jepin perkrahje.

Per me teper, per shtete te vogla cfare jemi ne, mos leximi i duhur i marredhenieve nderkombetare mund te kushtoj shume. Kjo nuk do te thote se duhet te behemi “yes men”, por duhet t’i realizojme interesat e tona me perplasje sa me te vogela dhe perkrahje sa me te madhe me aleatet tone.

Rezultat i asaj ku jemi sot, ne baze te mendimit tim, eshte pasoje i arsyeve te lartepermendura. Shpresoj se do te nxjerret mesim nga krejte kjo ne cfare jemi duke kaluar.

Fatkeqesisht qe mendesia dhe shoqeria nuk zhvillohen me shpejtesine e zhvillimit te teknologjise.

Me dashuri ne kohen e korona virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco