Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, shpallet konkursi i brendshëm

Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, shpallet konkursi i brendshëm

10:12, 31/03/2020

Shefi i kabinetit të Ministstrisë së Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti, tregon se për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm, ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë.

"Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare", tha Ahmeti.

Ai tregon se më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco