Haradinaj: Kurti, nëse nuk do ta largonte taksën, do më kishte në krah ditën e mocionit

Haradinaj: Kurti, nëse nuk do ta largonte taksën, do më kishte në krah ditën e mocionit

21:22, 30/03/2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për taksën ka akuzuar Albin Kurtin për mashtrim të qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit.

Haradinaj në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK e ka dënuar Qeverinë Kurti për shkak të mënyrës se si e kanë larguar taksën.

Ai ka thënë se LDK ka pasur arsyet e saja pse ka vendosur ta dërgojë Qeverinë në mocion mosbesimi.

“Nëse Kurti do të mbronte taksën ashtu si kemi kërkuar ne përmes letrave publike, do të ishim me të ditën e mocionit”.

Haradinaj thotë se Kurti e largoi taksën dhe sipas tij qeveria pasuese nuk ka punë me taksën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco