Nuk ka ambasador që e shpëton Hashim Thaçin nga indinjata e popullit shqiptar

Nuk ka ambasador që e shpëton Hashim Thaçin nga indinjata e popullit shqiptar

13:12, 30/03/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se këtë javë do të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të marrë opinionet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë së re.

Thaçi ka thënë se do të mundohen që në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova të evitojnë shpërbërjen e Kuvendit

Pak para fillimit, të këtyre takimeve, presidenti Thaci u takua edhe me ambasadorët e KUINT-it, ku shprehi edhe një herë nevojën për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, duke injoruar kështu kushteturën e vendit dhe precedentin e disa viteve më parë ku saktësohej që qeveria krijohet vetëm nga partia fituese ose ndryshe shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Veprimet e fundit të presidentit, po kritikohen në vazhdimësi nga akter politik në vend.

Boiken Abazi nga Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar takimin e presidentit me ambasadoret e KUINT-it.

"Nuk ka ambasador që e shpëton Hashim Thaçin nga indinjata e popullit shqiptar" ka shkruar Abazi.

E analisti Armend Muja, thote se vendi pas mocionit duhet të shkojë në zgjedhje, ndërsa presidenti nuk e ka të domosdoshme shpërndarjen e kuvendit.

Tutje, ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shpjeguar edhe pse nuk mund të krijohet një qeveri e re pa përfshirjen e partisë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

"Kjo asnjëherë nuk ndodhur në Kosovë. Në vende tjera mandatari mund ti ofrohet edhe partive tjera kurse në Kosovë jo. Është krijuar precedent Kushtetues edhe pas dorëheqjes së Kryeministrit. Cdo përpjekje për të krijuar Qeveri me ndonjë parti tjetër përpos VV do të rezultonte kundër kushtetuese, ka shkruar Muja.

Ndërsa analisti Vigan Qorrolli,  ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq.

Sipas tij, në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para si parti politike, dhe të njëjtës i jepet e drejta për ta bërë Qeverinë e para, kjo sipas tij, për shkak të besnikërisë së popullit i cili e ka renditur të parën.

Ai tutje ka shtuar se pa Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të bëhet Qeveria, ndërkaq shton se kjo mund të bëhet vetëm nëse ajo vet heq dorë.

 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco