Isa Mustafa e donte me çdo kusht presidencën/ Deputeti i VV-së zbardh detajet....

Isa Mustafa e donte me çdo kusht presidencën/ Deputeti i VV-së zbardh detajet....

21:35, 28/03/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, përmes një shkrimi të gjatë, ka zbuluar skenar të padëgjuar nga diskutimet për marrëveshjen e koalcionit mes Levizjes Vetevendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e marreveshjes.

Kokaj, tregon se në mbledhjen e fundit që patën në VV, para marrëveshjes, ku merrnin pjesë udhëheqsia dhe deputetet, u zhvillua ngjarje me rëndësi ku me faktet e numruara shihej qartësisht qëndrimi refuzues i Isa Mustafës për marraveshje.


Ai poashtu thotë se Mustafa me cdo kusht e donte postin e presidentit dhe se e njejta e sabotoi marrëveshjen e arritur.

 më mirë do të ishte të mos lidhej fare kjo marrëveshje.

Shkrimi i plotë:

MË MIRË TË MOS ISHTE LIDHUR MARRËVESHJA LVV-LDK

Ky titull është një parafrazim i deklaratës së z. Isa Mustafa,kryetar i LDK-së.

Këto ditë kur njerëzit janë brengosur për prishjen e lidhjes së shpresës, të quajtur nga populli, edhe kthimit të avazit 20-vjeçar, është mirë të theksohen arsyet e vërteta që rezultuan në këtë grackë të re, për riciklimin e korrupsionit.
Para së gjithash, cili ishte ai hall aq i madh, që në vatër te zjarrit të luftës kundër corona-virusit, të imponohen deputetët të mbledhen në Kuvend, në këtë flakë, duke u bërë sesjcili bombë e re shpërdarëse e virusit të kobëshëm?
Përgjigjen do ta jap në bazë të logjikës time deterministike dhe duke demistifikuar apo ndare me juve, disa momente përsonale, lidhur me marrëveshjen dhe shëkeputjen e saj.
.
Ashtu siqë rënkon z. Mustafë pse u bë lidhja, edhe unë, gjithashtu ndiej një faj për këtë lidhje LDK-VV.
Dallimi është se ai nuk e parapëlqeu atë, dhe me qëllim apo paramendim të planifikuar e shkëputi, kurse unë sinqerisht e doja, pasi shumica e popullit e pëlqenin marrëveshjen.

Në mbledhjen e kryesisë së bashku me deputet e VV, ku unë për herë të parë merrja pjesë, Kryetari Kurti na informonte dhe konsulltohej në mënyrë demokratike, si dhe raportonte për`detajet e takimeve me Mustafën.
Kërkonte mendim nga të gjithe të pranishmit, se si të procedohet në këto takime jashtezakonisht të vështira. Në mesin e shum pericepive të këtyre vështirësive psikologjike, vetem dy fakte dua ti them, nuk e di se a kam të drejtë ti publikoj:
Pas këmbengulësisë së tij peronale, qe Mustafa duhet të jetë president , por që më vonë e modifikon me kërkesën që ti garantohet presidenca,( absurd apo vetem kusht arbitrar per mos marreveshje, meqe VV kete nuk e kishte ne dore te ia garantonte) në takimet e marreveshjes mbretronte heshtje e akulltë shum minutshe, jashtezakonisht e gjatë. Albini tha se kur e theja këte heshtje gjatë takimeve me Mustafën, me pyetjen se : "prof a vazhdojmë?" pergjigjej: ta pimjë nga nje kafe, për ta vazhduar heshtjën. “O prof, populli po pret,ne nuk jemi mbledhë vetëm për të pire kafe… Une e dija këte strategji apo turturë psikologjike për ta degraduar atmosferën apo psikologjine e marrëveshjes.
Përfiditeti i vënjës së Zonjës Osamni në ballë, për të fituar vota, pastaj lidhja formale e përkohëshme per tu ndarë, tani po verifikohet, me nismën e lidhjeve që ishin përgaditë edhe para se te arrihet marrëveshja.

Jam I bindur që ishte strategji kambënguëlse që të ndërpritej marrëveshja për të rifilluar ate me PAN-in apo elementet e tij, qëllim që ishte edhe para lidhjës. Pra për të vazhduar avazin e korrupcionit dhe ankthit destruktiv të zhvillimit te Kosovës, apo edhe qëllimeve të tjera me Presidentin Thaqi.

Por pse ndjej faj une për arritjen e marreveshjes, asociacion i këtij artikulli?

Në mbledhjen e fundit që patëm në VV, para marrëveshjes, ku merrnin pjesë udhëheqsia dhe deputetet, u zhvillua ngjarje me rëndësi ku me faktet e numruara shihej qartësisht qëndrimi refuzues I z. Mustafa për marraveshje.

Pasi Z. Kurti detajoi qëndrimet destruktive të Mustafës dhe qëndrimet acaruese destruktive të Z. Veliut, tha: Tani pas edhe të kushtit kategorik për largimin e Glaukut nga pozita, është e qartë që ata nuk duan marrëveshje, kan plane tjera..., ndaj nuk na mbeten mundësi të procedojmë me koncesione e lutje të mëtejshme.
Nuk e di se a guxoj që sot ti shpërfaqi këto detaje të brendëshme apo “privatesise” se VV, por aty u ngrit Mimoza Kusari dhe tha se është e bindur se ata, edhe pas marrëveshjes do të vazhdojne veprimet trishtuese destruktive, deri në shkatrrim të lidhjes, duke kerkuar vegëza shkatrruese në mënyrë të pa ndërprerë ( parafrzoj mendimin e saj!).

Ja ku kam ndjesinë që kam gabuar:
Para se të përfundoj mbledhja e VV, ngrita dorën dhe pyes nëse mund ta marr fjalën, para se të përfundoj kjo mbledhje në këte mënyrë:
Ishte habi e të pranishmëve, jo vetëm që unë theva heshtjen absolute, por para përfundimit të takimit shpreha një surprise. Unë thashë:
Propozoj që Albini me mençurinë e tij të bëjë lidhjen, duke I tejkaluar vështirësitë destruktive të Z. Veliut dhe z. Mustafa dhe
b) propozoj që Z. Glauku të japë dorëheqjen.
.
Në ato momente hetova një heshtje kritike për këtë propozim të papritur, ishte sidomos për nëncmimin e mikut tanë të dashur dhe të respektuar, Glaukut i cili edhepse I zgjedhur me vota edhe të LDK-s, tani duhet të shkarkohet apo degradohet.

Askush nuk më tha asgja nga ai moment, ndonese pasoi, sipas mendimit timtë tradhëtia nga ana e LDK-s, e cila po konfirmohet pas ngjarjeve që po rrjedhin, kam menduar shum.

Këto ditë kur z. Mustafa dhe z. Veliu po riaktivizojnë arritjen e lidhjës së planifikuar edhe para marrëveshjes me VV, tani bashkimin me elemente të PAN-It, dhe për shkak të marrëvshjeve dhe koordinimeve edhe publike të z. Mustafes me z. Thaqi, si dhe levizjeve konformë interesave oligrakike, me vjen shum keq për propozimin tim, që atebotë e bëra në mbledhjen kritike të VV, kur isha zë I pa dëgjuar deri ateherë, meqë isha I posa aderuar.r

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco