Haradinaj akuzon Kurtin pas shkarkimit te bordit të ShSkUK-së

Haradinaj akuzon Kurtin pas shkarkimit te bordit të ShSkUK-së

12:42, 28/03/2020

Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime. Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën, tha ish kryeministrit Ramush Hardinaj.

Sipas tij epidemia po politizohet nga kjo qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco