SHBA e ka parasysh se prekja e kufijve cënon paqën e stabilitetin

SHBA e ka parasysh se prekja e kufijve cënon paqën e stabilitetin

12:08, 28/03/2020

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, tha se  ndërmjetësi amerikan për dialog, ambasadori Grenell, hodhi poshtë iden e rrezikshme për shkëmbim territoresh.

"Mendoj se një qëndrim i tillë amerikan ka rëndësi të madhe për paqën dhe fqinjësinë mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për gjithë rajonin", tha Tahiri.

Ajo shtoi se administrata amerikane më shumë se çdokush e ka parasysh se prekja e kufijve në Ballkan cënon paqën dhe stabilitetin në rajon, sepse SHBA ishin kryesoret në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të paqës në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco