Shumë shqiptar e kanë ndjerë vetën të poshtëruar, të pa aftë e inferior

Shumë shqiptar e kanë ndjerë vetën të poshtëruar, të pa aftë e inferior

11:58, 28/03/2020

Pa dashur të merrem me politikë, por prej zorit. Duke dëgjuar intervistën me ambasadorin Grenell, besoj se shumë shqiptar e kanë ndjerë vetën të poshtëruar, të pa aftë dhe inferior. Meqenëse ishte intervistë më rëndësi më një përfaqësues të rëndësishëm të administratës Trump që furishëm i është vërsulur Kosovës dhe kursen Serbinë, intervistuesi “jonë” më shumë i përngjante një gazetari të dobtë të Radio Televizionit të Serbisë se sa një gazetari që duhet të mbrojë shtetin e Kosovës, thotë  doktori Jusuf Ulaj.

Ai shton se në asnjë pyetje për njohjen nga Sërbia, asnjë pyetje për reciprocitetin që është esenca e barazisë dhe shtetësisë, asnjë pyetje për ndaljen e kampanjës së Serbisë për c’njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe inkuadrimit në instit. ndërkombëtare, armatimin e Serbisë nga Rusia, për të pagjeturit, dhunimet, dëmet e luftës, veriun vendit e shumë e shumë cështje tjera.

"Meqenëse Berati është një kohë të gjatë në media është vështirë e besueshme të mos dinte këto që unë i përmenda e që nuk jam i fushës. Atëherë pse ishte ashtu formati i asaj interviste? Kush qëndron pas krejt asaj dhe cka fitoj Kosova? Bile, pyetja e fundit e Beratit na paraqiti edhe si popull primitiv e homofob që nuk meritojmë asgjë. Marre. Për zhvillimin ekonomik të Kosovës nuk është esenciale lidhja me një rrugë, hekurudhë apo lidhja ajrore PR-BG – kemi probleme të mdhaja politike që kërkojnë zgjidhje paraprakisht. Pse u shmangen gjitha këto pyetje, thotë Ulaj.

Sipas tij kur përmbledhet e tëra, tregon katandisjen tonë, interesin personal e grupor para atij nacional, shihet së intervista ishte e fokusuar në luftë të brendshme politike, për të paraqitur “antiamerikanizmin” i cili në fakt nuk egziston në Kosovë.
 "Nuk është problemi i Kosovës Albin Kurti, përkundrazi - problemi kryesor mbetet Serbia dhe një grusht cubash që nuk po ndalen. Vazhdoni të rrini brënda", tha doktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco