Të shihet  a do ta shpërndajë ndonjë politikan reagimin e kongresmenit Eliot Engel

Të shihet a do ta shpërndajë ndonjë politikan reagimin e kongresmenit Eliot Engel

11:13, 28/03/2020

Do të jetë interesant sot gjatë ditës të shihet se a do ta shpërndajë ndonjë politikan reagimin e kongresmenit Eliot Engel, tha Enver Robelli.

Sipas tij ndoshta tuten që kjo mund të “lexohet” si “antiamerikanizëm”. Ndoshta e ruajnë këtë reagim të Eliot Engel për në fillim të nëntorit, nëse eventualisht humb Donald Trumpi në zgjedhje, atëherë të gjithë politikanët i vërshojnë mediat sociale me reagimin e Eliot Engel. Sot donaldianë, nesër engelianë.

Kjo ishte qeveri shumë e “rrezikshme”, lëre që e prishi Europën me Amerikën, por shkaktoi edhe përçarje në politikën amerikane.

"Engel po e akuzon administratën e Trumpit se po ushtron presion të njëanshëm ndaj Kosovës, ndërsa i dërguari i Trumpit për Kosovë e Serbi po thotë se problem i madh është që nuk mund të marrësh një veturë me qira në Prishtinë dhe të shkosh në Beograd. Jalla, shofer", tha Robelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco