Bislimi: Pikërisht mbi këto principe ndërtohet aleanca e Kosovës me SHBA-në

Bislimi: Pikërisht mbi këto principe ndërtohet aleanca e Kosovës me SHBA-në

00:50, 27/03/2020
Lidhur me deklaratën e zyrtarëve amerikanë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, shkruan Syri.net Kosova. Sipas tij, pikërisht mbi këto principe ndërtohet aleanca me SHBA-në. Postimi i plotë: Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer Duhet nënvizuar: 1 - Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkepunojne me secilen qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë. 2 - Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri. 3 - Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin. 4 - Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj. Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco