VV pret mandatimin nga Thaçi, Konjufca paralajmëron shkeljen e Kushtetutës

VV pret mandatimin nga Thaçi, Konjufca paralajmëron shkeljen e Kushtetutës

21:38, 26/03/2020

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka treguar planet e VV-së pas mocionit të qeverisë, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka treguar se Vetëvendosje tash pas mocionit i ka dy plane: ai për luftimin e koronavirusit dhe organizimin e zgjedhjeve.

Konjufca ka theksuar se presidenti me deklaratat e tij sot ka treguar se është i gatshëm të shkelë Kushtetutën.

“Mendoj se duhet të ndjeken procedura e njëjtë si në kohën kur Vetëvendosje e mori pushtetin. Kushtetuta thotë se presidenti duhet t’i drejtohet fituesit të zgjedhjeve dhe të kërkojë që ta fitojë qeverinë, pra vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje. Presidenti ka dhënë shenja që i gatshëm me e shkelë kushtetutën që tha se po i thërras partitë politike, por sa të bën deklarata nuk është gabim por kur të merr vendim është. Nëse i kapërcen tre hapa, hapi i parë është me iu drejtuar VV-së”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij presidenti nuk ka diskrecion për të anashkaluar fituesin e zgjedhjeve.

“VV-së i takon ta krijojë qeverinë e ardhshme. Presidenti nuk ka diskrecion, ai duhet t’i drejtohet Vetëvendosjes edhe njëherë, ose përndryshe e shkel Kushtetutën. Nëse VV-ja nuk mund ta krijojë qeverinë, pastaj fillon diskrecioni i presidentit, që është i diskutueshëm”, u shpreh ai.

Ai shtoi se është situatë krejtësisht ndryshe kjo tani, me atë të Haradinajt.

Sipas tij  zgjedhjet duhet të ndodhin që të qytetarët të vlerësojnë të gjithë.

“Për Vetëvendosjen janë dy plane përpara: e para është shëndeti i qytetarëve, derisa të kalojmë këtë pandemi, e dyta janë zgjedhjet, në mënyrë që qytetarët të mund të na vlerësojnë të gjithëve. Albin Kurti vlerësohet se si ka performuar si kryeministër, vlerësohet si e ka shkarkuar Veliun, e LDK-ja se ka hyrë në koalicion dhe e ka rrëzuar Qeverinë. Vetëvendosje dëshiron kalimin e situatës së koronavirusit. E pas kësaj menjëherë zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se ende qëndron që Vetëvendosje s’bën koalicion me PAN-in.

Madje Konjufca ka theksuar se ka një marrëveshje të gatshme e cila rrezikon ndarjen e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco