Pula: Lobi shqiptaro-amerikan ka marrë fund në SHBA

Pula: Lobi shqiptaro-amerikan ka marrë fund në SHBA

16:57, 26/03/2020

Profesori në SHBA, Besnik Pula po thotë se lobi shqiptaro-amerikan në Amerikë përfundimisht ka marrë fund, shkruan Syri.net Kosova.

"Edhe një gjë u konstatua në javët dhe muajt e fundit:lobi shqiptaro-amerikan në SHBA përfundimisht - ka marrë fund. Që nga viti 1999 Kosova nuk ka qenë në udhëkryq më të madh dhe ajo çka dëgjuam - vetëm heshtje", ka shkruar Pula.

Postimi i plotë:

Edhe një gjë u konstatua në javët dhe muajt e fundit: lobi shqiptaro-amerikan në SHBA përfundimisht - ka marrë fund. Që nga viti 1999 Kosova nuk ka qenë në udhëkryq më të madh dhe ajo çka dëgjuam - vetëm heshtje.

Kjo sepse shqiptaro-amerikanët nuk kanë më përfaqësim në Washington, siç kishin gjatë të 1990ave dhe 2000ave.

Se pse është kështu dhe pse lobi shqiptaro-amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA nga një faktor qenësor në politikën e jashtme amerikane u zhduk nga faqja e dheut është temë për ndonjë herë tjetër. Një gjë është e qartë: se diaspora e organizuar shqiptaro-amerikane, në dekadën e fundit u anashkalua dhe zëvendësua me lobistë të paguar privatë të liderëve politikë në Kosovë e Shqipëri.

Mund të mbes vetëm me shpresë se do të dalë një gjeneratë e re, me dëshirën dhe vullnetin që ta organizojë një përfaqësim të denjë politik të shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve në Washington dhe në komunitetet ku ata jetojnë, sipas një modeli, organizimi e vizioni tjetër nga ai çfarë është provuar, dhe me një mbështetje më të sinqertë dhe serioze nga liderët e shteteve amë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco