Meta: Duhet një zgjidhje 'pro-Kosovë' dhe jo 'anti-Kurti'

Meta: Duhet një zgjidhje 'pro-Kosovë' dhe jo 'anti-Kurti'

10:01, 26/03/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës me mocion mosbesimi.

Kreu i shtetit shqiptar thotë se politikanët shqiptarë duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

Gjatë një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për emisionin “7 pa 5”, Meta u pyet edhe për situatën politike në Kosovë, veçanërisht pas mocionit të votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Për Presidentin Meta situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco