Pas rënies së Kurtit, VV sërish e ka të drejtën për nominim të kryeministrit

Pas rënies së Kurtit, VV sërish e ka të drejtën për nominim të kryeministrit

23:41, 25/03/2020

“Pas renjes se Qeverise Kurti, perseri sipas nenit 95, parag.5 te Kushtetutes, e merr VV te drejten per te mandatuar kandidatin e ri per Kryeministe dhe per formimin e Qeverise se re”.

Kështu ka pohuar profesori, Muhamet Kelmendi përmes një postimi në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka thënë se LDK më nuk ka të drejt në mandatim, kjo sipas tij mund të ndodh vetëm nëse VV heq dorë nga formimi I Qeverisë.

Postimi i plotë:

“LDK nuk ka te drejte ne mandatim. Ajo me Kushtetute nuk del si nje e drejte e tille e saj. Kjo mund te behet vetem nese VV heqe dore nga formimi i Qeverise.
Natyrishe se kjo nuk eshte ligjire, por me marreveshjen e tera partive parlamentare, per shkak te gjendjes, mund te zgjedhet nje Qeveri e gjere.
Perndryshe paragrafi 5 i nenit 95 i jepe te drejt edhe ne rundinn e dyte VV te formoje Qeverine e re.
Nese nuk zgjedhet Qeveria e re, pas shkarkimit te Qeverise Kurti, shkohet ne zgjedhjet e jashtezakonshme, te cilat shpallen nga ana e Presidentit.
Zgjedhjet duhet te mbahen brenda 40 diteve nga dita e shpalljes se tyre”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco