Vjosa Osmani godet mocionistët/ 'Po e braktisim popullin kur ata kanë me shumë se kurrë nevojë për qeverinë'

Vjosa Osmani godet mocionistët/ 'Po e braktisim popullin kur ata kanë me shumë se kurrë nevojë për qeverinë'

22:07, 25/03/2020

Vjosa Osmani po thotë se ky mocion është ngritur ndaj një qeverie të ndryshimit.

Ajo ka theksuar se nuk kishte dashtur që ta mbajë këtë fjalim para qytetarëve ngase bota po ballafaqohet me virusin më të rrezikshëm që nuk ka parë bota në historinë e njerëzimit.

"Sot Kosova rrezikohet nga dehumanizmi i frikës dhe përçarjes", tha Osmani.

Marrëveshja për bashkëqeverisje është kontratë, besim, mirësjellje, thotë Osmani.

"Rënia e qeverisë nuk e shëndrron betejën, por e rritë përpjekjen, për ta luftuar gjatë luftës", thotë Osmani, shkruan Syri.net Kosova.

Osmani po thotë se me mocionin e sotëm po i mashtrojmë qytetarët, ngase ata kanë votuar për ndryshim.

Ajo ka përgjigjje edhe për ata që po e akuzojnë për tradhëti, duke theksuar se ajo asnjëherë nuk e ka tradhtuar besimin e votuesit të LDK-së.

Osmani ka theksuar se do të veproj sikur idoli i saj Rugova, por ka shtuar se do të votoj kundër këtij mocioni ngase vendit i duhet qeveri me legjitimitet e jo qeveri e cila nuk mundet me luftu kundër pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka lexuar edhe letrën e vajzës së ish-ministres, Nekibe Kelmendi, Kosovare Kelmendi.

"Duke respektuar fjalën që i kam dhënë votuesit, une nuk do votoj mocion i cili e kthen PAN-in në pushtet", tha në fund kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Fjalimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco