LIVE/ Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në kulmin e Pandemisë Covid 19

LIVE/ Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në kulmin e Pandemisë Covid 19

10:13, 25/03/2020

 

11:45

Ka nisur seanca për shqyrtimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani me të nisur seanca, i ka bërë thirrje deputetëve që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të aktores Leze Qena e cila u nda nga jeta pak minuta më parë.

"I perjetshëm kujtimi për te", tha Osmani

Osmani, ka bërë të ditur se në sallën plenare ku po diskutohet mocioni i mosbesimit, janë gjithsej 106 deputetë.

11:42

Ende nuk ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

 

Ndonëse ishte paralajmëruar që të fillojë në ora 11:00, seanca plenare për shkarkimin e Albin Kurtit akoma nuk ka filluar.

Por, në sallë kanë hyrë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Seanca pritet të fillojë pas pak, pasi deputete po kontrollohen nga ekspertët shëndetësorë.

Të gjithë deputet janë me maska në fytyrë dhe po e mbajnë distancën e rekomanduar.

11:08

Për shkak të mungesës së deputetëve në Kuvend, seanca e paraparë për shqyrtimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar nga LDK, ende nuk ka filluar.

Seanca ishte paraparë të fillojë në oren 11:00

Image

 

10:49

Pas pak kur pritet të fillojë seanca në kuvend, ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ambasadori amerikan Philip Kosnett është parë duke u larguar nga aty

Dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett tha se është "i kënaqur" që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Foto(Koha.net)

Image

10:19

Pak para fillimit të seances së Kuvendit, nje pankartë është  vendosur pranë  Kuvendit të Kosovës me mbishkrimin "Pagë për Punë të Sh'pisë"

Ende nuk dihet se kush është autor i kësaj inciative...

Image

 

10:13

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca do të nisë në ora 11:00, ndërsa mbahet me kërkesë të 44 deputetëve.

Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka arritur në Kuvend.

Atij i është bashkangjitur edhe deputeti i Nisma-s Endrit Shala.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco