Mustafa me një metaforë ia jep një ultimatum Vjosa Osmanit

Mustafa me një metaforë ia jep një ultimatum Vjosa Osmanit

22:03, 24/03/2020

Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e koronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij sipas tyre arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse, raporton Syri.net Kosova.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të LDK-së, thuhet se njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

“LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën. LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk”, thuhet në deklaratë.

Sipas LDK-së nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së.

“ Kjo sjellje duhet të merr fund”, përfundon Mustafa dukë lënë të nënkuptojmë se me këtë deklaratë LDK po i jep ultimatum Vjosa Osmanit duke pasur parasysh se kjo e fundit ka dalë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco