Transparenca, marrëveshjet dhe abuzimi me Amerikën

Transparenca, marrëveshjet dhe abuzimi me Amerikën

Nga Armend Muja - 27/02/2020

Përderisa ka pikëpamje të ndryshme nëse letër-këmbimi është zotim apo marrëveshje ndërkombëtare është e rëndësishme të kuptohet që ajo megjthatë nuk ishte transparente. Kjo qasje e ka karakterizuar dialogun Kosovë-Serbi dhe jo-rrallë ka ndikuar në shkelje me apo pa vetëdije të dispozitave kushtetuese. Unë dyshoj që ka relevancë nesë letra krijon obligime ndërkombëtare për mos-dërgim të trupave në veri përaq sa KFOR dhe NATO operojnë sipas Rezulotës 1244. Kjo vjen për shkak të shtet-ndërtimit pa-precedent dhe kufizimeve që burojnë nga ko-ekzistenca e mandateve ndërkombëtarë në Kosovë. Duhet të nënvizohet që edhe UNMIK, KFOR dhe EULEX operojnë sipas mandatit që u ofron Rezultuta 1244. Në këtë kuptim, Komandanti i KFOR ka kompetenca të zgjeruara dhe autoritet për të penguar lëvizjen e FSK edhe pa letër-këmbim. Megjithatë, ajo cfarë është e rëndësishme të theksohet dhe shqyrtohet është (a) mënyra e dialogimit dhe tendenca e marrëveshjeve pa transparencë të plotë, (b) pasojat juridike që kanë rezultuar nga marrëveshjet e kaluara dhe (c) tendenca për të minimizuar pozicionin e Kosovës në emër të referencave të zakonshme ‘SHBA, Grenelli’

- Letër këmbimi ishte jo-transparent – ne mund të mbesim të hamendësuar në lidhje me efektin juridik por jo edhe për mënyrën si është bërë ajo. Unë nuk kam pasë informacion për ekzistencën e një letre të tillë. RFL në gjuhën serbe kishte nje artikull në shkurt 2019 në lidhje me këtë temë dhe ishte e befasishme. Aty citohet edhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO edhe Zëdhënësi i KFOR dhe të dy i referohen kësaj si ‘marrëveshje’ e jo si zotim. Është poashtu e rëndësishme të theksohet që zotimi apo marrëveshja ishin kërkesa të Serbisë bërë NATO. Në cdo rast që Policia e Kosovës kishte aksione në veri të vendit kishte reagime nga pala serbe që thonin se shqiptarët dhe bashkësia spo i përmbahen marrëveshjes. KFOR kishte reagime të shpeshta që marrëveshja nuk aplikohet për forcat e rendit por vetëm apo ushtarake. Ky zotim/obligim nuk ishin transparente për opinionin publik. Pse? Në rast se nuk ka përgjegjësi juridike duhet të kuptuar se së paku ka përgjegjësi politike. Në rast se nuk ka përgjegjësi politike është e rëndësishme të nxjerrim një minimum – insistim për TRANSPARENCË, jo marrëveshje krye në vete dhe jo marrëveshje pa konsultim të palëve kryesore të interesit.
- Pasojat juridike që kanë rezultuar nga marrëveshjet e kaluara – përderisa pranohet që një letër zotim a ka implikime juridike, nuk ka asnjë dilemë që marrëveshjet e ratifikuara në Kuvend si ajo e 19 prill 2013 janë norma të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë epërsi ndaj ligjeve të Kosovës. Pra, për shkak të Marrëveshje për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë (2013) apo Marrëveshja e famshme Thaci-Dacic është krijuar detyrimi ndërkombëtar për krijim të Asociacionit. Kosova nuk ka dispozita kushtetuese që lejojnë kontrollin preventiv apo kontrollin represiv. Ratifikimi i marrëveshjeve është i vetmi mekanizëm. Liderët e Kosovës dhe deputetet e Kuvendit kanë tejkaluar kompetencat e tyre kur kanë nënshkruar apo votuar Marrëveshjen 2013. Në bazë të Konventës së Vjenës (Neni 27) nuk mund të citohen e drejta e brendshme për të kundërshtuar zbatimin e tyre e as të implikohet se nuk janë ndjekur procedurat (Neni 46 dhe Neni 47). Nga kjo mund të nxjerrim një minimum – ska dyshim që të gjithë liderët e Kosovës të angazhuar në Marrëveshjet për krijimin e Asociacionit kanë shkelur kushtetutën. Në mungesë të mekanizmave për përgjegjësi juridike dhe politike, si minimum mund të nxjerrim një mësim – liderët tanë kanë tendencë që krye në vete dhe pa konsultim demokratik të shkelin dispozitat kushtetuese. Është koha për diskutim ex-ante dhe institucionalizim të dialogut për ti ikur shkeljeve tjera në pasim.


- Abuzimi me SHBA dhe Grenell – nuk ka asnjë dyshim që SHBA kërkon heqjen e taksës. Heqja e taksës ishin kërkesa të vazhdueshme të vendeve të Quint. Unë mendoj që është e rëndësishme që të mbesim të hapur dhe bashkëpunues me SHBA dhe BE. Megjithatë, duhet theksuar SHBA kanë shërbyer si mbulesë edhe për agjendat personale të liderve të Kosovës. Jo rrallë cështje thelbësore të Kosovës janë supresuar përmes presionit mediatik. Edhe vërejtjet e vitit 2013 dhe 2014 për Asociacionit janë supresuar ngjashëm duke u thirrur në SHBA. Por jo cdo herë SHBA ka qenë e rëndësishme për liderët tanë. Mbaj mend kur ‘SHBA-në e goditëm pas shpine përmes tentim anulimit të Gjykatës Speciale’ dhe kur refuzum vërejtjet e tyre për nominimin e Komandant Ftyrës në Agjenci të Pronës.

- Në duhet të përkushtohemi për kordinim të plotë me SHBA, por duhet të sqarohet që reciprociteti është instrument i shteteve që buron edhe nga parimet e GATS dhe Marrëveshja e CEFTA. Përderisa Serbia pajtohet të njoh certifikatat fito-sanitare të Kosovës, dokumentet e prodhimit, respekton marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njeh diplomat dhe tabelat ne nuk kemi nevojë për reciprocitet. Është e rëndësishme për opinionin të kuptohet që Këshilli i BE-së në Konkluzionet e Qershor 2019 kërkon heqjen e taksës (Kosovës) dhe zbatimin e IBM dhe njohjen e diplomave (Serbisë). Banka Botërore (2018) nënvizon që një prodhuesi nga Kosova i duhen 4 ditë për një eksport në Serbi, ndërsa atyre nga Serbia i duhen 7 orë për Kosovë. Pse? Sepse psh. Serbia nuk e njeh certifikaten e cilësisë së lëshuar nga AVUK Kosovë por kërkon që kjo të bëhen në Serbi, Serbia nuk lejon eksportin e verës me shishe sepse aty shkruan e prodhuar në R.Kosovës, nuk lejon eksportin e baranve sepse ata duhet të regjistrohen në Serbi dhe për aplikim nuk i njihen dokumentet e Kosovës. Gjithashtu, mallërat e Kosovës nuk mund të eksportohen më transportues lokal sepse nuk u njihen dokumentet dhe tabelat dhe nuk lejon kalimi transit sepse nuk njihen pikat kufitare. Nuk e besoj që SHBA është informuar drejtë në lidhje me këto pengesa. Deri në anulim të këtyre pengesave jo-tarifore duhet RECIPROCITET. Kjo mandatohet nga Marrëveshja e CEFTA.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco