Informacioni mashtrues, qëllimi e rrjedhimet

Informacioni mashtrues, qëllimi e rrjedhimet

Nga Jahja Kokaj - 22/02/2020

Skandali diplomatik lidhur me njohjen e re të Kosovës.

Si një ekspert i përpunimit të informacionit optik, këtu trajtoj sistemin diplomatik dhe shtet-ndërtues të Kosovës duke injektuar informacion të rremë, bazuar në analizën e entropisë socio-politike të sistemit.

Dihet se injektimi i një informacioni të besueshëm zvogëlon entropinë e sistemit zhvilllimor, në rastin tonë diplomatik dhe shtet-ndëtimit, i cili duhet të trajtohet si një sistem ergodik shumëdimensional.

Përkundër entropisë në rritje të sistemit, me futjen apo injektimin e informacionit të rremë, rritet pakthyeshmëria dhe rrjedha e padëshiruar, që çon në kaos dhe një sistem të degraduar, të shkatërruar.

Me futjen e informacionit destruktiv ose të rremë, teoria e zhvillimit të sistemit ose procesit shkon drejt degradimit të shpejtë apo rapid, që në kufirin e trajtimeve klasike dhe kuantike (trajtimi rrezatimit të trupit te zi), quhet "katastrofë ultravjollcë".
Futja ose injektimi i informacionit të rremë, në zhvillimin e procesit të njohjeve të Kosovës, në rastin konkret, duket se është bërë me qëllim jashtzakonisht shkatërrues të sistemit tonë diplomatik. Jam i sigurt se implikimet do të çojnë në qëllimin e Daçiqit, ministrit të jashtëm të Serbisë, i cili tani do ta trumbetojë këtë skandal, në takimin e ardhshëm të KB në New York. Nga aty, kjo do ti shërbej për aktivitetin e tij ugurëzi të c’njohjeve.
Nuk dihet se si u shpërnda ky informacion i rremë apo ky skandal, me implikimet serioze të përmendura, në sistemin tonë diplomatik dhe kujt i përshtatet, por burimi i tij dihet.

Ambasadoren si origjinë e burimit të informacionit, akoma nuk e kam dëgjuar të shpjegojë se si dhe pse i shpërndau këto informacione Presidentit, Kryetarit të Legjislaturës. MPJ, pra edhe ekzekutivit njëkohësisht.

Nëse do të ishte vetëm një kanal i informacionit, që mund të trajtohej në një nivel privat, dyshimi ndaj informacionit ose dualiteti në saktësinë e tij mund të ekzistonte. Por përhapja e njëkohshme në pikat më domethënëse: Presidenti i vendit, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe MPJ-ja, nuk lë asnjë vend për mundësinë e dyshimit në vërtetësinë e informacionit. Ndaj ata që aludojnë në një notë verbale, e cila sipas rregullave nuk ka as nënshkrim, bëjnë gabim apo tregojnë mos njohje diplomatike.

Niveli i përfiditetit të përhapjes së informacionit, kërkon seriozitet dhe një trajtim të plotë shumëdimensional, me veprime adekuate të sanimit të këtij skandali diplomatik, me pasoja të rënda për shtetndertimin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco