Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s

Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s

Nga Jahja Drançolli - 21/02/2020

Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet pasur në konsideratë dokumentet origjinale arkivore dhe në rastin konkret një dokument raguzan të regjistruar në kancelarinë e komunës së Raguzës më 14 korrik1284. 

Në këtë burim zyrtar përmendet për herë të parë gjuha arbërore: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). 

Aludimet për ndonjë dokument më të hershëm ku përmendet gjuha arbërore ose shqipja e sotme nuk mund ti bëjnë ballë kritikës shkencore, dhe si të tilla me plotë gojën i quaj si dokumente fantome...!

Në anë tjetër është e njohur dhe e pranuar përgjithësisht nga shkenca se, emri mesjetar më i vjetër i njohur i arbërve, që pas shek. XVII do të quhen shqiptarë, është i pandashëm nga emri ?λβανο? i njërës nga bashkësitë fisërore të ilirëve të Jugut, përkatësisht të Ilyrii proprie dicti ”Ilirëve të mirëfilltë”. 

Kryeqendër e fisit të ?λβανο?-ve ishte qyteti ?λβανóπολις, që për herë të parë përmendet nga gjeografi Aleksandrin Ptolemaeus (Ptolemej) në shek. II të e. s. 

Ky qytet është identifikuar me rrënojat në katundin e sotëm Zgërdhesh, 3 km. larg Fushë-Krujës. Pas heshtjes prej disa shekujsh, ?λβανο?-t dhe hapësira e banuar nga ata përmendet rishtazi gjatë shek. V-XI në mbështetje të burimeve raguzane dhe burimeve bizantine...!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco