Pse Amerika po e eklipson BE-në në Ballkan?

Pse Amerika po e eklipson BE-në në Ballkan?

Nga Georgi Gotev - 20/02/2020

BE-ja është munduar dhe ka dështuar që t’i gjejë zgjidhje krizës së tarifave. Me një stil tipik amerikan, Grenelli raportohet t’i ketë thënë Prishtinës se SHBA-ja do t’i pezullojë investimet e saja në Kosovë po qe se tarifat nuk tërhiqen.

Ai mund të ketë edhe gjëra të tjera po ashtu. Rifillimi i fluturimeve ishte lavdëruar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por të ngjashme lavde nuk pati nga vendet përbrenda BE-së. E njëjta vlen edhe për të arriturat e tjera. Duket sikur në realitet BE-ja po shfaq xhelozi karshi suksesit të Amerikës në Ballkan.

Është shumë zor të bëhesh dëshmitar i dorës së parë i përshpejtimit të historisë, dhe kjo është pikërisht gjëja që po ndodh tani në Ballkan. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Kosova dhe Serbia kanë hedhur hapa të mëdhenj drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre. 

Më 20 janar, Beogradi dhe Prishtina janë dakorduar që t’i nisin fluturimet e drejtpërdrejta komerciale pas më shumë se 20 vjetësh. Fluturimet direkte ishin ndërprerë më 1998, kur lufta shpërtheu në Kosovë midis shqiptarëve dhe forcave serbe të sigurisë. 

Serbia e ka humbur kontrollin mbi Krahinën e dikurshme, pasi që bombardimet e NATO-s më 1999 i dhanë fund konfliktit etnik, i cili la të vrarë më shumë se 130 mijë persona, kryesisht shqiptarë.

Pastaj, më 6 shkurt, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, e premtoi shfuqizimin e tarifave prej 100 për qind për importet serbe, një pengesë kjo për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, që ishte zbatuar nga pararendësi i tij i linjës më të sertë, Ramush Haradinaj, më 2018. 

Por ka akoma. Më 15 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, i shpalosën gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih ujditë për bashkëpunimin në ndërtimin e një hekurudhe dhe një rruge që do të lidhte dy kryeqytetet.

Derisa mbledhja e tyre përbrenda një dhome ishte deri më tani një punë goxha e vështirë, ka madje thashetheme se Washingtoni dëshiron që çështja Kosovë-Serbi të kryhet dhe përfundohet gjatë këtij viti. Ekziston një gjë që është e përbashkët në të gjitha këto tri zhvillime: ndërmjetëse ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga ambasadori hiperaktiv i vendit në Berlin, Richard Grenell. 

BE-ja është munduar dhe ka dështuar që t’i gjejë zgjidhje krizës së tarifave. Me një stil tipik amerikan, Grenelli raportohet t’i ketë thënë Prishtinës se SHBA-ja do t’i pezullojë investimet e saja në Kosovë po qe se tarifat nuk tërhiqen. Ai mund të ketë edhe gjëra të tjera po ashtu. Rifillimi i fluturimeve ishte lavdëruar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por të ngjashme lavde nuk pati nga vendet përbrenda BE-së. 

E njëjta vlen edhe për të arriturat e tjera. Duket sikur në realitet BE-ja po shfaq xhelozi karshi suksesit të Amerikës në Ballkan. Më 14 shkurt, gazetarët i kërkuan Komisionit Evropian komente rreth sukseseve të SHBA-së, pasi që shumë para të BE-së po shpenzohen në rajon pa ndonjë rezultat të prekshëm. Në përgjigje, ekzekutivi i BEsë ishte në defensivë për 18 minuta të ardhshëm. 

Pyetjet që ngrihen janë: pse është SHBA-ja më e suksesshme se BE-ja te fqinjët tanë të menjëhershëm? A është për shkak se Grenelli është më i talentuar si diplomat sesa Borrelli apo pararendësja e tij Mogherini? Apo, ngase BE-ja mbështetet vetëm në fuqinë e butë, derisa SHBA-ja i përdor edhe metodat e tjera, më efikase, si shantazhi ndaj politikanëve të korruptuar? Cilido qoftë rasti, SHBA-ja është shumë më aktive në Ballkan gjatë këtyre ditëve.

Presioni i SHBA-së mund po ashtu të ndihet edhe në Maqedoninë Veriore, si dhe në anëtaren e BE-së, Bullgarinë. Në rastin e Bullgarisë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përmendur për të parën herë një zyrtar të korruptuar dhe pritet që pasojnë edhe të tjera “etiketime të tilla publike”. 

Njëra prej arsyeve të dukshme të aktivizimit të papritur amerikan në Ballkan është Rusia, e cila tashmë ka orekse për rajonin. Tjetra, më pak e dukshme, është Turqia që më nuk është një aleat i besueshëm, për të cilin SHBA-ja ka nevojë në këtë rajon. Washingtonit i duhen aleatë të besueshëm në Ballkanin e korruptuar – dhe duket se është duke i mbledhur përkrah vetes bukur lehtë. 

Përmbledhje

Propozimi i fundit i kompromisit për planin e ardhshëm të shpenzimeve shtatëvjeçare të BE-së, para të reja të alokuara në Fondin Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural (EAFRD) është tkurrur për 7.5 miliardë euro, vetëm pjesërisht e kompensuar nga rritja prej 2.5 miliardë eurosh në pagesa direkte për bujqit. 

Regjimi i mbrojtjes së të dhënave të BE-së e bën identifikimin automatik përmes teknologjisë së paligjshme të njohjes së fytyrës, ka thënë nënkryetarja e Komisionit për Çështjet Digjitale, Margrethe Vestager.

Polonia kësisoj do të përballet me përgjysmimin e hises së saj prej 2 miliardë euros të Fondit të BE-së, në kuadër të propozimit të ri të buxhetit të BE-së të publikuar të premten, i cili i penalizon vendet që nuk e kanë përmbushur synimin e bllokut për “neutralitet klimatik” deri më 2050. 

Prodhuesit evropianë të mjaltit po bëjnë thirrje për një plan veprimi emergjent për mbrojtjen e sektorit, duke aluduar në rënien e prodhimit kudo gjatë BE-së dhe rritjen e importeve më të lira. BE-ja synon që të krijojë hapësira të përbashkëta të të dhënave për ta rritur cilësinë e shërbimeve, kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe përkujdesjen shëndetësore, thuhet në draftin e strategjisë së të dhënave të Komisionit Evropian, qasje në të cilin ka pasur “EURACTIV.com”. 

(Autori është kolumnist i rrjetit të pavarur medial panevropian, specializuar për politika të Bashkimit Evropian, EURACTIV.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco