Pritja cinike e Presidentit

Pritja cinike e Presidentit

Nga Tomorr Avdia - 19/02/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka organizuar pritje shtetërore për nder të Ditës së Pavarësisë.

Aty përveç mysafirëve të tjerë nga kori diplomatikë, deputetë e kabineti qeveritar, ishte edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe  kryeministri Albin Kurti, të shoqëruar nga bashkëshorti dhe bashkëshortja.

Në aspektin zyrtarë ceremonial, numri dy dhe tre i shtetit, i kanë përmbushur kushtet formale për një pritje të nivelit më të lartë, shtetëror siç është ajo Dita e Pavarësisë që e organizon shefi i shtetit. 

Por, në fjalën e tij Presidenti Thaçi falënderoi të gjitha institucionet për organizimin dinjitoz të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë.

Ceremonia të tilla për ditën më të rëndësishme të një shteti, atë të Pavarësisë, duhet të punohet shumë gjatë dhe deri në detaje të vogla nga institucionet e shteti, siç janë protokolli i shtetit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës etj. 

Pritja që ka dhënë mbrëmë Presidenti Thaçi, për nga ora dhe formati i ka përmbushur kushtet, por për organizimin dhe vendin në Katedralen e Prishtinës, Presidenti mund të jetë këshilluar ‘gabim’ kjo për vet karakteri dhe frymën e Kushtetutës, e cila Republikën e Kosovës e vendosë si shtet laik.

Ata që e kanë marrë një vendim të tillë, ose nuk e kanë lexuar Kushtetutën e Kosovës ose nuk e kanë pasur njohuritë e duhura se si duhet të organizohet një pritje e shefit të shtetit, kur ai ka karakter laik.

Në këtë rast ajo duhet të mbahet në një hapësirë, e cila nuk lë vend për diskutime si në rrafshinë, religjiozë, politik apo diplomatik.

Tre këto parime janë shkelur mbrëmë, për faktin se në bazë të parimit të barazisë religjioze festimin e 13-të vjetorit të Pavarësisë, Presidentit i takon ta organizojë në Xhaminë e Madhe, kurse 14 vjetorin duhet ta organizojë në Kishin Ortodokse në Graçanicë.

Kurse në aspektin diplomatik shumica e misioneve që shërbejnë në Prishtinë, shtetet e tyre i kanë të frymës laike, kjo mundë të thyej dhe raportet me ato shtete të cilat nuk e pranojnë frymë laike dhe kjo mund të konsiderohet si një ‘provokim’.

Në aspektin politik një numër i të ftuarve i përkasin grupit të ateisteve të cilët e shikojnë në hapësirën e tyre si një ‘ofendim’ pritjen e organizuar në një objekt kulti.

Kjo nuk duhet të kuptohet si një tendencë që ky shkrim, po i drejtohet njërit nga religjionet të Kombit tonë, siç është ai katolik për faktin se ata kanë qenë pishtarë të ndërtimit të mirëbesimit dhe frymës së harmonisë fetare së bashku me myslimanet e ortodoksët tij.

Drejtuesit e Kishës Katolike të gjendura para një kërkese të tillë nga zyra e shefit të shtetit, ata nuk kanë mund të japin përgjigje refuzues, pasi në praktikën e tyre si shtëpi e Zotit, ajo i ka dyert e hapur për të gjitha pa dallim.

Por, duhet të themi dhe një fakt se vetë shteti i Vatikanit, në rastin e pritjeve që i organizon nga misionet e saj diplomatike, nuk i realizon në një hapësirë kishtare.

Presidenti Thaçi, organizime të nivelit të dytë si të karakterit shoqëror apo më frymë edukative apo me rastin e festave fetare, mund t’i organizoj aktivitetet në kisha, xhamia apo teqe, por kurrsesi ato të karakterit shtetërorë apo shënimi i Ditës së Pavarësisë së vendit.

Z. President, njëra nga detyrat tuaja kushtetuese, është ruajtja harmonisë, kombëtare politike dhe institucionale në rrafshin e brendshëm, kurse në atë ndërkombëtar, ndërtimin e një klime të besueshme nga shtetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Veprimet të tilla janë kundër kësaj fryme dhe si të tilla, bien ndesh me ligjin dhe kushtetutën.

            

 

           

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco