Kremtja e Pavarësisë mes ‘ikjes dhe izolimit’

Kremtja e Pavarësisë mes ‘ikjes dhe izolimit’

Nga Astrit Veliqi - 16/02/2020

Po bëhen 12-vjet që kur Kosova e ka shpallur shtetësinë e saj, pas shumë vuajtjeve e sakrificash ndër shekuj.

Shumë gjak, mund e djersë u derdh për ditën për të cilën ne si vend e gëzojmë sot.

12 vjet pas, një shtet si Kosova që ka shpresë, por lë shumë për të dëshiruar.

Me pak fjalë!  Kosova po feston 12-vjetorin e pavarësisë me një qeveri të re e cila po shihet si një mundësi për t'i ndryshuar rrjedhat e zhvillimit në vend.

E kjo domosdo doli edhe nga mesazhi që qytetarët e vulosën me 6 tetor të vitit të kaluar.

Por nëse katërçipërisht kthehemi në retrospektivë 12 vite pas, shohim se Kosova në rrugëtimin e saj si shtet ka ecur, por jo me shpejtësinë e duhur, diku ka mesi i asaj që thuhet me 'hapa breshke'.

Shteti u bë me 17 shkurt të vitit 2008, por rrugëtimi i tij, nuk ishte i lehtë gjatë kësaj periudhe, ku sfidat dolën në shesh në subjektivitetin e saj, njohjet, dialogun, integrimin, korrupsionin, krimin e organizuar,  zhvillimin ekonomik e sfera tjera.

Por kur Kosova po e feston 12-vjetorin e identitetit të saj shtetëror, a ka vend për mburrje, apo më shumë për dëshpërim?

Kjo e para domosdo ndërlidhet me të dytën, ngase sot derisa po shkruajmë mburrjen e mund dëshpërimi!

Fatkeqësisht kjo po ndodhë, ngase pritja për ndryshim, ku vendi të bëhej i jetueshëm nuk del se është bërë realitet.

Aq me tepër kur sfidat e shtetit e cila po e feston një dekadë e dy vjet shtet janë të shumta, sidomos shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve, ikjet masive të qytetarëve, mungesa e sigurisë, problemet në shëndetësi, arsim, kulturë, etj.

Por shtrohet pyetja? A ka pasur mundësi të bëhet më mirë? Kjo nuk do koment, madje përgjigjja vjen si rrjedhë e sistemit përjashtues, ku politika e keqe që nga paslufta nuk të ka ofruar mundësinë për të qenë i barabartë  

Pikërisht pabarazia e ka mbytur për 12 vjet rresht këtë vend, ngase ka vendosur gjithnjë trajtimi jo i  dinjitetshëm i qytetarëve ku meritokracia ka qenë vetëm fjalë që e merr era.

Por kush i ka fajet për këto probleme dhe sfida të vendit?

Normalisht, pesha kryesore iu takon  atyre që na qeverisën prej paslufte e deri sot!

Ata e qeverisën këtë vend, duke e bërë pronë të tyre, dhe më e keqja duke e shndërruar në një plaçkë të pasluftës, ku secili me takatin e vet e shfrytëzoj pa i dhënë asnjëherë dashuri.

Për fund!

Sfida e shtetit tonë do të jetë ajo e dialogut me Serbinë, ku amerikanët e kanë marrë tashmë timonin e barkës së përmbysur, e që me shumë së kurrë po synohet finalizimi i marrëveshjes së paqes me Serbinë.

E ku njohja reciproke mes dy vende, do të jetë edhe alfa-omega e një kapitulli të ri në Ballkan.

Kosova ka kremte festive!

Por 12-vjetori i shtetit, e gjënë vendin, më pak shpresë, më shumë së kurrë të zbrazur, por edhe të izoluar.

Çka të themi tjetër...Urime!!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco