Është qelbur koka, po bëhet linçim publik kundër një gruaje e një nëne

Është qelbur koka, po bëhet linçim publik kundër një gruaje e një nëne

Nga Gëzim Mekuli - 16/02/2020

Ky sulm i gazetarisë, që përfaqëson servisin e pushtetit të humbur e të korruptuar, nuk po zgjedhë mjete për të ofenduar, lënduar dhe kërcënuar një deputete, një grua e një nënë.

Ajo që po shkruhet nga mediat që ndihmuan në jetëgjatësinë e një klase të coroditur politike, është duke e vën në rrezik edhe jetën e deputetës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Gazetaria e orientuar në person e jo në ceshtje, është gazetari që mbërthehet nga emocioni e jo argumenti. Këtu mungon logjika! Kjo gazetari thërret në rrëmujë.

Edhe kriminelin Millosheviq në Hagë, gazetaria profesionale dhe e pa emocione, kasapin e vrasësin e joserbëve e quante "Mr Millosheviq" (Zoti Millosheviq"). Cfarë po bën media që, akoma, ushqehet me paratë e taksapaguesve?

Po sulmohet personi - po kërcënohet një grua, po lincohet një nënë e një qytetare, nga gazetaria e porositur dhe ulët shqipe. Më e keqja është se këtë lloj gazetarie të keqe e të ulët nuk ka kush e qorton, nuk ka kush e kritikon, nuk ka kush e edukon e as t'a disiplinon.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon vetëm atëherë nëse ju preken e ju luhaten intereset e tyre personale e karieriste.
Ky Asociacioni i Gazetarëve të Nënshtruar të Kosovës, këto ditë reagoj ndaj kritikës konstruktive të një anëtari të kryesisë së LVV-së, vetëm e vetëm se ky kritikoj mënyrën e shtrimit të pyetjeve Kryeministrit nga gazetari. Kaq!

Sot, Asociacioni i Gazetarëve të Nënshtruar të Kosovës nuk e shef të arsyeshme të kritikoj gazetarinë e median lincuese e poshtëruese, e as të mbrojë diniittin, lirinë, dhe pavarësinë e një gruaje publike, e qebesa s'po di as të mbrojë gazetarinë si shkencë, si profesion, si politikë e si sociologji.

Kjo që po ndodhë sot me gazetarinë shqipe e me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, na kujton pushtetet e korruptuara të pasluftës në Kosovë.

Ndryshime ka nevojë kjo shoqni në shumë fusha, në shumë insttitucione e në shumë organizata.

Është qelbur koka!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco