Shkenca e sotme gjermane në ndihmë të kujtesës shqiptare

Shkenca e sotme gjermane në ndihmë të kujtesës shqiptare

Nga Shaban Murati - 24/01/2020

Hanns Christian Lohr, “Themelimi i Shqipërisë. Wilhelm Widi dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në Ballkan, 1912-1914”, Tiranë 2019, Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books”.

Për luftën e parë ballkanike
“Planet e aleatëve të Ballkanit në atë kohë ishin që ta coptonin krejt Shqipërinë midis katër vendeve. Sipas këtyre planeve, vilajeti i dikurshëm turk, Shkodra, duhet të ndahej midis Malit të Zi dhe Serbisë. Përveç kësaj, Beogradit iu caktua edhe vilajeti i Kosovës. Një pjesë tjetër e vendit, vilajeti i Manastirit, duhet t’i takonte Bullgarisë. Më tej kishin rënë dakord që Greqisë t’i dorëzonin vilajetin e Janinës. Krahas këtij plani, ekzistonte edhe një marrëveshje midis Greqisë dhe Serbisë, sipas së cilës Shqipëria duhet të ndahej midis dy vendeve në linjën Durrës-lugina e Vardarit”. Fq.52

Për Konferencën e Ambasadorëve në Londër
“Dëshirat e popullit shqiptar, siç i shprehën qeveria provizore apo Kongresi Kombëtar në Trieste, vështirë se do t’i kishin në vëmendje Fuqitë e Konferencës së Londrës. Kjo tregohej edhe në faktin se gjatë pothuaj tetë muajve, kur Fuqitë konsultoheshin për krijimin e Shqipërisë së re, delegacioni shqiptar u thirr për konsultë në bisedime vetëm njëherë të vetme”. Fq.127

Për Komisionin Ndërkombëtar të caktimit të kufijve të jugut
”Nacionalistët epirotas dhe trupat pushtuese greke u përpoqën më tej që të ndryshonin kushtet me anë të shtrëngimit, aq sa ta bënin të sigurtë qendrimin e territorit nën Greqi: Ata dëbuan shqiptarët myslimanë nga qytetet e Gjirokastrës, Delvinës dhe Libohovës, dhe për këtë arsye çuan grekë, të cilët u veshën si shqiptarë. Qëllimi i këtij aksioni ishte i qartë: Komisioni Ndërkombëtar për kufijtë duhet të gënjehej për kushtet e vërteta”.


“Bandat epirote këtu vazhduan të përndiqnin popullsinë myslimane. Sipas raporteve bashkëkohore, midis tetorit të vitit 1913 dhe majit të vitit 1914, u vranë rreth 20 mijë njerëz nga nacionalistët grekë”. Fq.176,235.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco