Gjuha ('take it or leave') e Kurtit dhe e Mustafës, është 'gjuhë' e sikleteve

Gjuha ('take it or leave') e Kurtit dhe e Mustafës, është 'gjuhë' e sikleteve

Nga Fadil Maloku - 21/01/2020

“Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?” (Isa Mustafa)

Isa Mustafa, me paragrafet e mësipërme, zbulohet shumë qartë, se Ai; nuk ka qenë dhe nuk është fare politikan i shkathët, ashtu si është menduar shkaku i bagazhit dhe trashëgimisë nga fahu komunist! Këtë epitet po duket ia kanë vë ata që ose i ka pasë ky në varësi, ose që e kanë shantazhuar (me siguri për arsye të ndonjë afere, skandali, apo mozallah ndonjë...!). 

Sepse, s'ka asnjë logjikë e kuptim që me të vetmin pretendent për koalicion, që e ka ai në horizont të sillet dhe të përdoret gjuha tipike e sikletit dhe refuzimit.

Kjo "gjuha" e paragrafit të mësipër,  definitivisht po na dëshmon, që; 1. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, ishte krejt një lojë, dhe për qëllim të vetëm kishte; gjetjen e njè modus vivendi, për ta "arsyetuar," pamundësinë e bërjes së "marteses" mes këtyre subjekteve.

2. Koalicioni midis LDK-s dhe VV, ishte dhe do mbetet një improvizim për një partneritet kinse të nevojshëm (në fakt të imponuar), por, asesi të dëshiruar dhe të mundur, e të lejuar nga akterët lokal e rajonal. Të cilët qëllimet e tyre strategjike, po dëshmojnë që me këtë koalicion e kanë të pamundur t'i realizojnë...

3. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, duket që edhe nga partnerët dhe miqtë tanë globalist, që nga fillimi ishte parë si një "imposibble mission"! Sepse, këtyre miqëve, thjesht u kanë mbetë do "punë" të nisura... më heret, e të pakryera ende. 

E që s'kanë të bëjnë fare (qysh mundet dikush të mendoj; për shtetndërtimin) as me proceset e" denacifikimit" (të serbëve në Serbi, qysh është dashur me ndodhë), e as me ato të "puritanizimit" (që do duhej të ushtrohej mbi shoqërinë kosovare), e as me zhveshjen e plotë nga "fajsia" të ca politikanëve të pasluftës nga Serbia e Kosova..., por, thjesht me strategjitë, gjeopolitikën dhe rikonfigurimet e reja në rajon dhe kontinent.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco