Koha për të vepruar - Qeveria e re është e nevojshme!

Koha për të vepruar - Qeveria e re është e nevojshme!

Nga Frank Hantke - 21/01/2020

Votuesit dëshiruan një realitet të ri në Kosovë në tetor – këta ishin votuesit e të dy partive. Dhe kështu, rezultatet e zgjedhjeve krijuan shumicë në favor të ndryshimit në Kosovë. A duhet që të gjithë këta votues të mashtrohen përsëri, siç janë mashtruar deri në ditët e sotme? Ju të gjithë tani duhet të kërkoni me zë të lartë që përfundimisht të fillohet puna e pastrimit të dëmeve të qeverisjeve të kaluara. Mundësinë e keni akoma përpara jush

Kanë kaluar mbi tre muaj qëkur të dy partitë opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja, fituan zgjedhjet parlamentare në Kosovë. LVV-ja, madje, fitoi një vend më shumë se LDK-ja, e cila në fakt figuronte si e para nëpër sondazhe për një kohë të gjatë. Pas tejzgjatjes së turpshme të numërimit të votave që zgjati disa javë, gjithçka dukej e qartë për një qeveri të re, partitë e së cilës, LVV-ja dhe LDK-ja, kishin premtuar në fushatën zgjedhore për t’i përmirësuar rrënjësisht gjërat në Kosovë për të mirën e qytetarëve.

Ata premtuan t’i luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, prezantuan perspektiva të reja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik dhe kështu u bënë shpresa e madhe për shumë njerëz në Kosovë, të cilët gati se i humbën shpresat për përmirësim. A duhet që njerëzit të ballafaqohen përsëri me faktin se politikanët e tyre nuk janë në gjendje t’i bëjnë gjërat siç duhet? Apo që shumica e politikanëve as nuk po e duan këtë përmirësim?

Edhe para rezultateve të zgjedhjeve, të dy partitë kishin rënë dakord që partia me shumicën e votave të caktonte qeverinë e ardhshme. Me LVV-në, Albin Kurti arriti të dalë si partia më e fortë në zgjedhje, që ishte befasuese. Që nga ajo kohë, megjithatë, negociatat midis dy palëve kanë ngecur – dhe është e vështirë për qytetarët të kuptojnë pse.

A ka të bëjë me përmbajtjen e programit qeverisës? A ka të bëjë me numrin e posteve, si p.sh. ministritë etj.? Apo është diçka krejtësisht tjetër? Me sa duket nuk bëhet fjalë për përmbajtjen e premtuar të programit qeverisës, sepse të dy palët tashmë janë dakorduar për këtë pikë. Duket, gjithashtu, se është e qartë shpërndarja e pozitave dhe e posteve brenda qeverisë së re.

LVV-ja madje ka emëruar ministrat e saj. Sidoqoftë, për shumë u duk interesante që aktorët kryesorë të LDK-së para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa, vështirë se luajnë një rol në negociatat e tanishme të ashpra dhe debatet publike. Tani, në LDK, me sa duket njerëz të tjerë janë përgjegjës.

A janë të gatshëm këta lojtarë kryesorë të LDK-së për t’i mbajtur premtimet e bëra nga Osmani dhe Mustafa para zgjedhjeve dhe rezultateve të negociatave deri më tani? Disa analistë politikë kanë frikë se udhëheqja aktuale e LDK-së nuk dëshiron aspak ndryshimin dhe se fituesja e zgjedhjeve të LDK-së, Vjosa Osmani, është përdorur vetëm si një figurë për të fituar vota. Konfuzioni po bëhet gjithnjë e më i qartë: Osmani kundërshton Veliun, Mustafa mezi thotë ndonjë gjë, dhe Haziri sulmon...

Gjatë negociatave, kërkesa të reja vihen vazhdimisht në tryezë si dhe marrëveshjet e mëparshme janë thyer ose riinterpretuar. Por një gjë duket se është e qartë ndaj kundërshtarëve të një politike të re me Vetëvendosjen si partia udhëheqëse në pushtet - domethënë, hedhja e fajit. Këta kundërshtarë - nga cilado parti - dëshirojnë t’i bëjnë njerëzit të besojnë se fajtorë janë LVV-ja për vonesën e tejzgjatur të formimit të Qeverisë.

Sidoqoftë, nëse shikoni historinë e bashkëpunimit të ri midis dy palëve, duhet të kuptoni se nuk ishte LVV-ja që veproi me ngurrim. Edhe para zgjedhjeve, LVV-ja dëshironte të sqaronte çdo gjë duke shkuar në koalicion parazgjedhor.

Mirëpo, LDK-ja u tërhoq në momentin e fundit - dhe kështu duket akoma edhe sot e kësaj dite: Ajo çfarë duket qartë, është se një zjarr emergjent do të ndizet në momentin e fundit. A është kjo një strategji për të mos lejuar që Qeveria të krijohet nga LVV-ja? Apo duhet që një qeveri e tillë të fillojë të jetë aq e dobët saqë do të ketë pak shanse të bëjë atë që premtuan të dy partitë para zgjedhjeve? Ndonjëherë edhe duket kështu dhe do të duhej t’i pyesni aktorët kryesorë aktualë të LDK-së me zë të lartë dhe të qartë se çka duan ata në të vërtetë. Dhe për fat të keq, tashmë po bëhen shumë spekulime ...

Por LVV-ja e kanë bërë të qartë që bisedimet me LDK-në duan t’i vazhdojnë në cilindo rast. Votuesit dëshiruan një realitet të ri në Kosovë në tetor – këta ishin votuesit e të dy partive. Dhe kështu, rezultatet e zgjedhjeve krijuan shumicë në favor të ndryshimit në Kosovë. A duhet që të gjithë këta votues të mashtrohen përsëri, siç janë mashtruar deri në ditët e sotme? Ju të gjithë tani duhet të kërkoni me zë të lartë që përfundimisht të fillohet puna e pastrimit të dëmeve të qeverisjeve të kaluara. Mundësinë e keni akoma përpara jush

e re është e nevojshme!

Votuesit dëshiruan një realitet të ri në Kosovë në tetor – këta ishin votuesit e të dy partive. Dhe kështu, rezultatet e zgjedhjeve krijuan shumicë në favor të ndryshimit në Kosovë. A duhet që të gjithë këta votues të mashtrohen përsëri, siç janë mashtruar deri në ditët e sotme? Ju të gjithë tani duhet të kërkoni me zë të lartë që përfundimisht të fillohet puna e pastrimit të dëmeve të qeverisjeve të kaluara. Mundësinë e keni akoma përpara jush

Kanë kaluar mbi tre muaj qëkur të dy partitë opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja, fituan zgjedhjet parlamentare në Kosovë. LVV-ja, madje, fitoi një vend më shumë se LDK-ja, e cila në fakt figuronte si e para nëpër sondazhe për një kohë të gjatë. Pas tejzgjatjes së turpshme të numërimit të votave që zgjati disa javë, gjithçka dukej e qartë për një qeveri të re, partitë e së cilës, LVV-ja dhe LDK-ja, kishin premtuar në fushatën zgjedhore për t’i përmirësuar rrënjësisht gjërat në Kosovë për të mirën e qytetarëve.

Ata premtuan t’i luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, prezantuan perspektiva të reja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik dhe kështu u bënë shpresa e madhe për shumë njerëz në Kosovë, të cilët gati se i humbën shpresat për përmirësim. A duhet që njerëzit të ballafaqohen përsëri me faktin se politikanët e tyre nuk janë në gjendje t’i bëjnë gjërat siç duhet? Apo që shumica e politikanëve as nuk po e duan këtë përmirësim? Edhe para rezultateve të zgjedhjeve, të dy partitë kishin rënë dakord që partia me shumicën e votave të caktonte qeverinë e ardhshme.

Me LVV-në, Albin Kurti arriti të dalë si partia më e fortë në zgjedhje, që ishte befasuese. Që nga ajo kohë, megjithatë, negociatat midis dy palëve kanë ngecur – dhe është e vështirë për qytetarët të kuptojnë pse.

A ka të bëjë me përmbajtjen e programit qeverisës? A ka të bëjë me numrin e posteve, si p.sh. ministritë etj.? Apo është diçka krejtësisht tjetër? Me sa duket nuk bëhet fjalë për përmbajtjen e premtuar të programit qeverisës, sepse të dy palët tashmë janë dakorduar për këtë pikë. Duket, gjithashtu, se është e qartë shpërndarja e pozitave dhe e posteve brenda qeverisë së re. LVV-ja madje ka emëruar ministrat e saj. Sidoqoftë, për shumë u duk interesante që aktorët kryesorë të LDK-së para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa, vështirë se luajnë një rol në negociatat e tanishme të ashpra dhe debatet publike. Tani, në LDK, me sa duket njerëz të tjerë janë përgjegjës.

A janë të gatshëm këta lojtarë kryesorë të LDK-së për t’i mbajtur premtimet e bëra nga Osmani dhe Mustafa para zgjedhjeve dhe rezultateve të negociatave deri më tani? Disa analistë politikë kanë frikë se udhëheqja aktuale e LDK-së nuk dëshiron aspak ndryshimin dhe se fituesja e zgjedhjeve të LDK-së, Vjosa Osmani, është përdorur vetëm si një figurë për të fituar vota. Konfuzioni po bëhet gjithnjë e më i qartë: Osmani kundërshton Veliun, Mustafa mezi thotë ndonjë gjë, dhe Haziri sulmon...

Gjatë negociatave, kërkesa të reja vihen vazhdimisht në tryezë si dhe marrëveshjet e mëparshme janë thyer ose riinterpretuar. Por një gjë duket se është e qartë ndaj kundërshtarëve të një politike të re me Vetëvendosjen si partia udhëheqëse në pushtet - domethënë, hedhja e fajit. Këta kundërshtarë - nga cilado parti - dëshirojnë t’i bëjnë njerëzit të besojnë se fajtorë janë LVV-ja për vonesën e tejzgjatur të formimit të Qeverisë. Sidoqoftë, nëse shikoni historinë e bashkëpunimit të ri midis dy palëve, duhet të kuptoni se nuk ishte LVV-ja që veproi me ngurrim. Edhe para zgjedhjeve, LVV-ja dëshironte të sqaronte çdo gjë duke shkuar në koalicion parazgjedhor.

Mirëpo, LDK-ja u tërhoq në momentin e fundit - dhe kështu duket akoma edhe sot e kësaj dite: Ajo çfarë duket qartë, është se një zjarr emergjent do të ndizet në momentin e fundit. A është kjo një strategji për të mos lejuar që Qeveria të krijohet nga LVV-ja? Apo duhet që një qeveri e tillë të fillojë të jetë aq e dobët saqë do të ketë pak shanse të bëjë atë që premtuan të dy partitë para zgjedhjeve? Ndonjëherë edhe duket kështu dhe do të duhej t’i pyesni aktorët kryesorë aktualë të LDK-së me zë të lartë dhe të qartë se çka duan ata në të vërtetë. Dhe për fat të keq, tashmë po bëhen shumë spekulime ...

Por LVV-ja e kanë bërë të qartë që bisedimet me LDK-në duan t’i vazhdojnë në cilindo rast. Votuesit dëshiruan një realitet të ri në Kosovë në tetor – këta ishin votuesit e të dy partive. Dhe kështu, rezultatet e zgjedhjeve krijuan shumicë në favor të ndryshimit në Kosovë. A duhet që të gjithë këta votues të mashtrohen përsëri, siç janë mashtruar deri në ditët e sotme? Ju të gjithë tani duhet të kërkoni me zë të lartë që përfundimisht të fillohet puna e pastrimit të dëmeve të qeverisjeve të kaluara. Mundësinë e keni akoma përpara jush!

(Frank Hantke është drejtor për Kosovë i Fondacionit gjerman, Friedrich Ebert Stiftung).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco