Le te plasin në mllefin e tyre

Le te plasin në mllefin e tyre

Nga Fitim Zekthi - 18/01/2020

Në vitet 70-të në Kubë, një qytetar amerikan që ishte aty në punë të vet e gjeti veten i akuzuar nga policia si pjesë e një rrjeti armiqësor të sofistikuar për të vrarë Fidel Kastron. Ai u habit nga gjë por vonë e kuptoi se në regjime të tilla inskenime të tilla janë të zakonshme. Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç'interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgopjnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë.

Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryatri i PD-së i ka premtuar këtyre për tu bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj se këta janë ëkshtu dhe ashtu. Shpifjet nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime.

Në të vërtetë kur sfera publike ka degraduar kaq rëndë sa komunikimi ka zbritur në këto rrena të trasha ajo që i vret vret më shumë shpifesit është vetëm indiferenca dhe unë ka kohë që as e di që ekzistojnë portale si këto. Kam qenë me idenë se ata duhen lënë siç thonë shkrimet e shenjta "të plasin në mllefin e tyre" dhe këtë kam bërë.

Unë e di se aktiviteti politik dhe ideologjia politike mund të jenë eksituese, por këto në vetvete nuk e ushqejnë kurrë thellë shpirtin e njeriut. Tek ne shumë politikanë dhe njerëzit që luftojnë për këto interesa, sidomos në potrtale si këto, kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin e tyre për politikën. Disa nga nevojat tona mund të mbushen vetëm nga Zoti dhe këta e kanë kot këtë punë. Prandaj ata nuk ngopen, shpifin, shajnë, urrejnë, nuk kanë asnjë parim.

Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë zyrë propagande dhe as jam emëruar në ndonjë të tillë. Kurrë nuk kam shkruar apo thënë diçka se atë e kërkon ky apo ai, se këtë e kërkon ky kryetar apo kjo parti. Unë kam neveri për të gjithë ata që e kanë bërë këtë gjë, kam neveri për atë frymë të poshtër që vjen nga komunizmi, për atë frymë që e kam vuajtur vetë në atë kohë (para viteve 90-të) familjarisht në kurriz, kam vuajtur spiunimet, servilizmat dhe krimet e komunistëve.

Binjdet e mia të djathta dhe konservatore nuk kanë të bëjnë fare as me Lulzim Bashën dhe as me PD-në, ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë, në universitet dhe e përvojës time si besimtar.

Kam shpresuar që ky vend një ditë do të bëjë një diferencë duke u larguar nga llumi, e pista, e keqja. Besoj se në shumicë e ka bërë. Gjithsesi ka ngelur ende një frymë e vjetër që endet vëdallë sadoperiferike.

Për mua portale si këto le të vazhdojnë edhe më shumë, edhe me thellë me këtë qasje, le ta shtojne shpifjen dhe sharjen. Unë them le të plasin në mlllefin e tyre, le të dërrmohen nga urrejtja dhe inati. Raporti ynë nuk është me ta por me të drejtën dhe me Zotin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco