Ambasadorë, mos lejoni për të dështuar Amerika e BE-ja në Kosovë!...

Ambasadorë, mos lejoni për të dështuar Amerika e BE-ja në Kosovë!...

Nga Shefqet Dibrani - 17/01/2020

I nderuar Ambasador i SHBA-ve në Kosovë Philip S. Kosneth, të nderuar përfaqësues të BE-së dhe vendeve mike në Kosovë.

Tash është një moment historik për të ushtruar ndikimin e SHBA-së dhe të vendeve mike nga BE-ja, mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbi Lëvizjen Vetëvendosje, për ta nxjerr Kosovën nga kriza në të cilën e kanë futur drejtuesit e tyre politikë, të cilët janë duke zhvilluar një politikë antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, e padurueshme për ne kosovarët dhe e pa tolerueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare?!

Edhe vitin e kaluar, (në letrën e datës, 19 gusht 2019), e kam shprehur të njëjtin shqetësim për gjendjen në Kosovë. Në atë letër, si herëve të tjera, pra edhe sot, vazhdimisht kam kërkuar dhe po kërkoj edhe tash për ndërhyrjen tuaj në demokracinë e brishtë kosovare, nëse dëshironi për tu zgjedhur problemet e ngatërruara politike në Kosovë, dhe për tu formuar sa më shpejt edhe institucionet shtetërore.

Parashikimet kanë qenë të sakta, dhe kjo ka ardhur nga njohja e shkëlqyer e proceseve politike në Kosovë, madje me mundësinë e sugjerimit se si mund të zgjidhen problemet e ngatërruara dhe si duhet të dilet nga këto kriza.

Fatkeqësisht apeli, i një shkrimtari dhe apelet tjera të intelektualëve nuk po merren parasysh, por Kosova ende po përballet me probleme të mëdha të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejt, por ato nuk arrihen pa presionin e BE-së dhe të Amerikës, mbi politikanët hileqar dhe abuzues me vullnetin e votës së qytetarëve.

Po ua ritheksoj se dështimi i LDK-së, që është rezultat i komunistit Isa Mustafa, i cili bashkë me klanin e Institut RIINVES dhe atë Brezin e Republikës, janë në një luftë të hapët antiamerikane dhe në një luftë të përhershme edhe kundër Bashkimit Evropian, prandaj 
Ambasadorët e vendeve mike, nuk duhet të lejoni për të dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovë!

Sipas të gjitha gjasave Kosova po shkon drejt një kaosi dhe anarkie e cila do t’i ketë edhe pasojat e veta. Sepse strukturat e udhëheqjeve politike (sidomos ajo në LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa), nuk mund të jetë e sinqertë pa bërë asnjë reformë dhe pa bërë ndryshime substanciale brenda vet subjektit që ai përfaqëson.

Nga ky solucion që tashmë po i udhëheq bisedimet për formimin e Qeverisë, (në mënyrë të veçantë po e ritheksojë, këta të LDK-së, të cilët i kemi provuar, qe 40 Vjet duke ua përkëdhelur dështimet), nuk do të ketë sukses. Isa Mustafa, vazhdimisht dhe kurdoherë ka prodhuar vonesa dhe ngërçe politike, Ai është finok komunist i cili po bënë një luftë të ashpër antiamerikane, prandaj nuk i dëshiron as Kosovës, një qeveri që do të bënte reforma dhe ndryshime substanciale!

Këto takime janë farsë mediatike, sa për të  mashtruar opinionin dhe bashkë me te edhe Juve. Këto takime janë komplote për t’ua plotësuar apetitet grupeve të interesit, klaneve kriminale që janë sistemuar brenda LDK-së, kuptohet duke mos i përjashtuar as ato shtresime të kësaj natyre edhe brenda vet subjektit VETËVENDOSJE!

Të nderuar ambasadorë, ju jeni dëshmitar se gjatë zgjedhjeve, LDK-ja e pat garantuar popullin se do ta formojë Qeverinë me LVV-në,  por tashti po shihet se ky premtim paska qenë farsë dhe mashtrim, pasi komunisti Isa Mustafa kurrë nuk i ka mbajtur fjalët dhe nuk i ka plotësuar premtimet, prandaj mos u befasoni pse as tashti me Albin Kurtin, nuk po i mban fjalët, nuk po i plotëson premtimet?!
Për Komunistët (pra edhe për të tillët si Isa Mustafa), populli, elektorati, Kryesia e Partisë, Këshilli i Përgjithshëm, janë letra të pavlerë për t’i maskuar komplekset e veta, sepse Komunisti nuk merakoset për prishjen e raporteve me partnerët e Kosovës siç janë  Amerika, vendet e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.

Prandaj po bëjmë edhe këtë apel publik se teknokrati komunist Isa Mustafa, i cili ka ardhur në krye të LDK-së pa qenë më parë anëtar i saj, pa trysnin tuaj të mos pritet e shpresohet se mund të lëshoj pe në kërkesat e tij megalomane, sepse ka dhjetë vjet ai është HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve lokale dhe nacionale, por kurrë nuk ka marrë përgjegjësi, andaj edhe tashti po sillet si FITIMTAR!...

Isa Mustafa, është përfaqësuesi më tipik i komunistit, ndërsa ju vet e dini se komunizmi ka prodhuar një mentalitet antiamerikan i cili udhëhiqet nga principi se mbi kombin dhe mbi Amerikën qëndron ideologjia e tyre komuniste!...

*Sqarim: Letra e kemi dërguar, përveç mediave të shumta në gjuhën shqipe, edhe në adresën e mbi 30 misioneve diplomatike që veprojnë në Kosovë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco